Ka një tregim shumë interesant me rastin “Dako” në panelet televizive dhe opinionin publik. Një narracion që ne e kemi parë gjithë këto vite, alla jakobin, kur gazetaret “avokate” me licensë bëhen prokurore. “Shpërdorim detyre”? Jooo, duhej të ishte hetuar për dosjen 339, thonë ata. Po mirë si ka mundësi që për të gjitha këto akuza nuk pati një denoncim publik, apo penal në SPAK, kur u konstitua, dhe t’i dorëzoheshin disqet e vjedhura në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që më pas ju dhanë edhe mjaft mediave në vend dhe Europë? Siç kanë bërë disa reporter sot për ministra, ish-ministra apo ish-kryeministra e presidentë?
E gjithë ky zulm xhusticialist i jakobinëve tanë të opozitës, është krejt i njëanshëm, pasi ata, sapo hapet një gjë për Sali Berishën apo Ilir Metën për shembull por edhe për të tjerë, jo vetëm që nuk e thonë, por nuk i japin hapësirë, edhe kur është lajm ndërkombëtar.
Logjika e tyre për të bërë prokurorin nuk është e re. Të gjithë e mbajnë mend vitin 2017, kur Lulzim Basha, i kërkoi Adriatik Llallës që të arrestojë Saimir Tahirin. Dhe pas deklaratës së Bashës, Llalla, kryeprokurori i atëhershëm i Republikës, firmosi urdhërarrestin dhe e dërgoi në Kuvend, duke e akuzuar një ish-ministër të Brendshëm si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal. Një akuzë që nuk kishte jo bazë e fakte, po as logjikë. Dihet si përfundoi procesi, ish-ministri u përballë dhe u dënua me një akuzë për shpërdorim detyre.
Logjika e akuzës maksimale për të marrë një dënim optimal konsiderohet nga çdo student nomal juridiku një flluskë sapuni. Antonio di Pietro në vitin 1992 në Milano, kur nisi të famshmin operacion “Mani Pulite”, arrestimet e para i firmosi për “falso in bilancio”, pra për gabim në pagimin e taksave, por që gjatë hetimeve zbuloi korrupsionin ose jo. Pasi një arrestim nuk mund të nisë pa prova.
E këto jakobinët tanë, që ndoshta kanë arsye për të përcjellë një frustrim publik për pasuritë marramendëse të politikanëve, përse bëjnë sikur nuk shikojnë kur ka ndonjë denoncim për Berishën e për Metën, për vilat e e tyre në Lalëz.
Si ka mundësi që këta jakobinë nuk kanë marrë asnjëherë në emision Zamira Durdën, apo nuk e kanë qasur Dritan Priftin, përveç Sokol Ballës. Se kanë marrë edhe Zaganin apo personazhe të tjera që janë komodë pasi kanë marrë azil, por kurrë nuk i kanë dhënë hapësirë as denoncuesve të Berishës së Metës as viktimave të tyre. E këta quhen jakobinë?
Me keqardhje ,por SPAK eshte i pa afte ose i frikesuar.Jane shume pak gazetar apo analist,qe shkruajne per bemat e Berishes dhe Metes.Pse eshte kjo frike.I gjithe populli i din krimet e kryera nga keta dy persona dhe rrethi i tyre familjare.Populli nuk do jua fali , asBerishes e Metes,por dhe as gazetarve e analisteve sharlatan.
Përgjigju