Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi me hir e me pahir u duhet të përballen me drejtësinë e re. Poshtë hyrjes së pallatit ku jeton me vjehrrnin paraditen e sotme (25 janar) e pritën makinat e policisë për ta shoqëruar drejt Prokurorisë së Posaçme.
Ndryshe nga Sali Berisha prokurorët e morën në pyetje për gati 4 orë Jamarbër Malltezin, si person në hetim për korrupsion pasiv e pastrim parash. SPAK e heton pasi akuzohet se ka përfituar nga vjehrri i tij përmes veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të përfituar privatizimin e kompleksit që u pasua me ndërtimin e 19 kullave dhe fitimin e 5.4 mln eurove.
Në kokë mbante kapelen Republka. Veshur xhaketë me jelek kafe e kollare të verdhë e në xhep një shami të kuqe. Të kujton portretet e botës së krimit të viteve 1940 në SHBA. Personazhet e filmit të famshëm “Kumbari', (Il Padrino) Don Korleones, bosit më gjakatar të Cosa Nostra-s dhe familjes mafioze në SHBA.
Pse vallë Malltezi zgjodhi të vishej për të shkuar në SPAK si personazhet mafioze te filmave te Hollivudit? A e hoqi kapelen para prokurorëve të dosjes Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.
Aman me keto lajme e dim qe jsn funderina po mos u beni nje nivel me keta vkshwiperi hesapi u vesh si kumbsri si leshi si preshi te gjith ndyrsira jan dhe me kumbar nga ky felliwesira rama ska we eka ber shwiperin me 50 vjet hasmeri mbi supe
Përgjigju