Foto ilustruese

Java 32 e Superiores luhet të shtunën, 2 ndeshja luhen pa tifozë

30 Prill 2018, 15:27| Përditesimi: 30 Prill 2018, 15:33

  • Share

Java e 32-të e Kategorisë Superiore në futboll do të luhet e gjitha ditën e shtunë. Kështu është vendosur nga FSHF. 5 ndeshjet e Kategorisë Superiore do të vendosin shumë për fatet e sezonit.

Ndërkohë, ndeshjet Partizani-Teuta dhe Laçi-Skënderbeu do të jenë pa tifozë. Kjo për shkak se Komisioni i Disiplinës i ka dënuar për sjellje të gabuara të tifozerisë. Vllaznia do të udhëtojë në Vlorë për të luajtur për mbijetesën. Kukësi ka një ndeshje të lehtë në letër, përballë Lushnjës, tashmë e rrëzuar nga kategoria.

Kamza dhe Luftëtari do të luftojnë për objektiva të ndryshëm, njëra për mbijetesën dhe Luftëtari për një vend historik në Europë. Partizani-Teuta dhe sfida e Vlorës do të jenë nën dritat e projektorëve, pasi do të luhen nga ora 19:00, ndërsa takimet e tjera në 16:00.


(Lista e ndeshjeve të javës 32 të Kategorisë Superiore)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?