Foto ilustruese

Java e 3-të e Serisë A starton me Milan-Roma, kuqezinjtë në kërkim të pikëve të para

31 Gusht 2018, 10:01| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 10:10

  • Share

Sonte me superndeshjen Milan-Roma që starton në orën 20:30 nis edhe java e 3-të e Serisë A. Pritet një ndeshje shumë e bukur me dy skuadrat që luajnë futboll të hapur. Milani do të kërkojë pikët e para pas humbjes 3-2 ndaj Napolit dhe trajneri Gattuso do ti besojë turkut Calhanoglu ndërsa pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë ajo që u përball me napoletanët. Në portë Donnarumma dhe në mbrojtje Calabria, Musacchio, Romagnoli dhe Rodriguez.

Në mesfushë Kessie, Biglia dhe Bonaventura ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Suso, Higuain dhe Calhanoglu. Trajneri Genaro Gattuso ka thënë se psikologjikisht skuadra e tij nuk është në grupin e skuadrave që mund të shkojnë në Champions ndërsa kërkon atë lojë që Milani bëri në një orë lojë ndaj Napolit.

Roma ka 4 pikë në dy ndeshje dhe ndaj kuqezinjve do të tentojë të harrojë atë barazim ndaj Atalantës. Trajneri Eusebio Di Francesco kërkon një reagim nga skuadra e tij ndërsa ekipin pritet ta udhëheqë në sulm Edin Dzeko.

Në portë do jetë Olsen dhe mbrojtja me 4 duke nisur me Karsdrop, Manolas, Fazio dhe Kolarov. Përpara mbrojtjes do luajnë Nzonzi dhe De Rossi ndërsa në mbështetje të sulmueist të vetëm do jenë Schick, Pastore dhe El Shaarawy. Milan-Roma do jetë edhe një duel sulmuesish Higuain-Dzeko.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?