Java e Modës në Londër

Java e Modës në Londër, Victoria Beckham sjell trendin e ri të veshjeve (FOTO)

16 Shkurt 2020, 17:57| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 18:28

  • Share

Së fundmi është mbajtur "Java e Modës në Londër" ku janë mbledhur markat më prestigjoze.

Ajo nuk ishte në gjendje t'i shpëtonte ndikimit të koronavirusit në ditën e saj të parë me blerësit kinezë që nuk morën pjesë, një mungesë e konsiderueshme duke pasur parasysh se është përgjegjës për pothuajse një të tretën e shitjeve globale luksoze.

Dizenjuesja Yuhan Wang, një stiliste me qendër në Londër e lindur në Wuhan, Kinë mori pjesë

"Së pari ndihem shumë keq, shumë e trishtuar për atë që po ndodh dhe për të gjithë njerëzit që vuajnë.

Shpresoj të gjejmë një zgjidhje për të shpëtuar jetën e tyre", është shprehur ajo në prapskenë.

Sipas Metro UK, industria e modës në Mbretërinë e Bashkuar ka kapur vlerë 26 miliardë dollarë në vit, duke e bërë eventin me më pak shkëlqim dhe të ngjajë më shumë si filmi "Lojërat e urisë".

Po të ulesh në rreshtin e parë mund të shikohet çdo gjë që nga modelet e krehura e lyera për dy orë deri tek presioni i prapaskenës.

Ata që ulen aty i mbajnë të gjithë telefonët e tyre duke xhiruar shfaqjen, kështu që kushdo që qëndron pas tyre duhet të tregohet shumë i kujdessshëm.

Atmosfera konkurruese është po aq mbytëse sa ajri në një sallë parfumesh. 

Koleksioni Vjeshtë/ Dimër 2020, mund të konsiderohet më i ndërlikuari me të cilin është përballur industria ndonjëherë. 

Apokalipsi pas-Brexitit, me thirrje rebeluese për të anulluar të gjitha gjërat ka ndikuar edhe tek moda, duke e sjellë më pak të freskët. 

Java e Modës në Londër ka qenë gjithmonë më interesante por më pak e besueshme financiarisht nga tre kryeqytetet e tjera të modës globale Milano, Paris, New York.

Gjithë kjo frikë, konkurrencë, pasiguri, duke u përzierë të gjitha së bashku me substanca toksike dhe shumë njerëz të ndërgjegjshëm kapen pas krijimit të  imazhit të përsosur. 

Këtë vit është 10 vjetori i vdekjes së Alexander McQueen, ku fajtor u bë edhe presoni i madh para-shfaqjes. 

Moda është plot novatorë të shkëlqyer dhe detyra e tyre tani është të krijojnë modele që mund të mbijetojë shumë larg në të ardhmen, jo vetëm për një javë.

Në Javën e Modës në Londër, si gjithmonë Victoria Beckham shkëlqeu me pantallona të gjera të gjata.

Modelet parakaluan sfilatën e veshjeve të stiluara nga Beckham, duke sjellë një trend të ri dhe modern.

"Unë kam dashur të bëj veshje më të shkurtra në një kohë. Jam përpjekur të kuptoj se si mund ta bëj këtë në një mënyrë të lezetshme.

Edhe unë jam minimaliste kështu që gjithmonë kërkoj mënyra për të bërë rroba emocionuese, por ende të veshuara. Unë dua ta sfidoj veten time, jo ta sfidoj klientin. Rrobat nuk duhet ta bëjnë jetën të vështirë", është shprehur Beckham.

Java e Modës në Londër, Victoria Beckham sjell trendin e ri të veshjeve
8/14
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?