Java Kulturore Kineze/ Koncert në nder të 75-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë

26 Shtator, 20:49| Përditesimi: 26 Shtator, 21:13

  • Share

Muzika, një nga elementët dallues dhe të spikatur të trashëgimisë kulturore kineze, që karakterizohet nga ritmet, meloditë dhe instrumentet unike të transmetuara brez pas brezi, solli një atmosferë ndryshe në qendrën kulturore të katedrales ortodokse në Tiranë.

Ishin artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Vallëzimit të Republikës së Kinës, të cilët performuan për më shumë se një orë pjesë nga historia mijëra-vjeçare e trashëgimisë së tyre muzikore.

The Sound Of China erdhi si një mënyrë edhe për të celebruar 75-vjetorin e Krijimit të Marrëdhënieve Diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.

Ky koncert vjen në kuadër të Javës Kulturore të Kinës, që po organizohet në Shqipëri në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Në vijim të aktiviteteve për Javën Kulturore të Kinës do të organizohet më datë 27 Shtator, tek Pedonalja e Tiranës “Festival i Ushqimeve Kineze”, që do të ofrojë kulinarinë tradicionale kineze, punime artizanale, lojëra argëtuese, demonstrime të kaligrafisë kineze por edhe performanca muzikore.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?