Programacion

E Martë
30
Nentor
E Mërkurë
1
Dhjetor
E Enjte
2
Dhjetor
E Premte
3
Dhjetor
E Shtunë
4
Dhjetor
E Diel
5
Dhjetor
E Hënë
6
Dhjetor
E Martë
7
Dhjetor
E Mërkurë
8
Dhjetor
E Enjte
9
Dhjetor

Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

"Java për mbrojtjen e viktimave të krimit", Osmani: Statistikat trishtuese, të dënohen autorët

25 Tetor, 12:23| Përditesimi: 25 Tetor, 12:35

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në hapjen e "Javës për mbrojtjen e viktimave të krimit", tha se detyrimi i shtetit është mbrojtja dhe garantimi i së drejtës së jetës. Më tej, Osmani u shpreh se statistikat tregojnë se dhuna është bërë një sfidë e madhe për vendin. Presidentja e Kosovës thotë se nuk duhet të tolerohet asnjë lloj dhune dhe se autorët e veprave penale duhet të dënohen.

“Obligimi i shtetit në raport me të drejtat dhe liritë e njeriut nuk është vetëm obligim negativ, por edhe obligim pozitiv, që nënkupton t’i mbrosh ato kur janë në rrezik, e qoftë ajo e mbrojtjes për jetën. Deri në shtator të këtij viti janë edhe tri gra viktima të dhunës në familje dhe statistikat janë trishtuese, kryesit e veprave duhet dënohen” tha ajo.

Vjosa Osmani i kërkoi institucioneve të vazhdojnë punën në luftimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Presidentja e Kosovës ofroi mbështetjen e saj në mbrojtje të viktimave nga dhuna.

 “Më vjen mirë që po punohet pozitivisht nga profesionistët që të fitohet besimi në këto institucione. Dua të rikonfirmoj angazhimin tim personal që të bashkëpunoj me të gjitha institucionet ku integritetin dhe respektimin e ligjit e kanë parësore dhe bashkërisht të luftojmë krimin e t’i mbrojmë viktimat.

Mbi të gjitha të zbatohet ligji duke siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët pa frikë, ne vetëm bashkë mund të sigurojmë qetësi për qytetarët. Heshtja ime ndaj padrejtësive kurrë nuk do të jetë një alternativë, sepse kështu i nxisim kryesit e veprave dhe dhunës që të vazhdojnë tutje, andaj ta ngrejë zërin sa më shumë”, deklaroi Osmani.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • adamo311: 25/10/2021 20:41

    Ti je ne radhe, bushter!!! Mos ta harrojm Albinin!!! Crime against humanity!!! Nürnberger Tribunal in Aktion, already, since 03.10.2021!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?