Politikë

Javë e nxehtë politike, shkarkohet Meta dhe rikonfirmohet Basha në PD? Të shtunën PS zhvillon Kongresin e rizgjedh strukturat

7 Qershor 2021, 17:47| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 18:30

  • Share

Javë që sapo ka nisur pritet të zbradhë disa nga çështjet më të nxehta të politkës për 2021. Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare që u mbajt në 2 Qershor se në Kongresin e Jashtëzakonshëm do të paraqitet vizioni "Shqipëria" 2030 si dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës të PS për mandatin e tretë, duke shtuar se PS do të fillojë fushatën më të madhe të hapjes së partisë.

Paralamenti në datën 9 qershor voton për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Presidenti Ilir Meta nuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuse. Ai është shprehur se do të vijoj të jetë në krye të Institucionit të Presidencës deri në korrik të viti 2022, në përfundim të mandatit.

Ndërsa PD në 13 qershor zgjedh kreu e ri të opozitës. Ndryshe nga 3 kandidatët e tjerë që kanë në plaformat e tyre sanksionimin në statut të dorëheqjes së kryetarit nëse humbet zgjedhjet, kreu actual i PD, Lulzim Basha justifikon humbjen me masakrën zgjedhore, ndërsa shprehet se demokratët ishin më të bashkuar se kurre në këto zgjedhje.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?