Deputeti i PD, Xhelal Mziu

Politikë

‘Je si letër higjienike’, Mziu ‘sqaron’ komentuesit: Unë e dua Sali Berishën dhe i kam dhënë provat

25 Tetor 2021, 10:28| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 10:30

  • Share

“Je si letër higjienike e konsumuar”, ky ka qenë një nga komentet që deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu nuk mund t’i rezistonte pa i kthyer perigje.

Mziu ka marrë kritika të forta nga mbështetësit e Berishës pasi nuk ishte i pranishëm në takimin e tij të zhvilluar në Dibër, e pavarësisht kësaj deputeti ‘betohet” për dashurinë e “pastër” ndaj ish-kreu të PD.

Ai tregon se i ka dhënë provat “se sa e dua Sali Berishën, dhe e dua”, teksa akuzon komentuesit se “e duan relativisht”.

“Berisha i din më mirë se sa ju gjërat. Letër higjienike bëhen frikacakët unë kam dhënë prova”, shkruan ai në fund/

Komentuesi: Je i kosnumuar si letër higjenike.

Xhelal Mziu: Unë i konsumuar? Po ti nuk din qëndrimin tim ndaj Berishës! Unë kam dhënë prova se sa  e dua Sali Berishën dhe e dua! Ju që shkruani e doni relativisht. Berisha i din më mirë se sa ju gjërat. Letër higjienike bëhen frikacakët unë kam dhënë prova.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 25/10/2021 17:07

    Si cjap i malit Korab ky toci Xhellall

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?