Elena Pici

Jep dorëheqjen sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme: Vendimmarrja për zhvillimin tim të karrierës në sektorë të tjerë është krejtësisht personale

15 Shtator 2022, 14:55| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 14:56

  • Share

Elena Pici, sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme dha sot dorëheqjen. Vendimin e ka marrë vetë Pici, duke e bërë publik përmes një postimi në Facebook ku ka sqaruar pozicionin e saj.

“Pavarësisht se vlerësoj që emërimet apo lirimet e Sekretarëve të Përgjithshëm nuk duhet të përbëjnë lajm, për aq kohë sa ne jemi thjesht shërbyes publik në administratë, në kushtet e një raportimi të pavërtetë që po qarkullon në media, ndiej detyrën të sqaroj për pjesë të opinionin publik të interesuar se: Unë kam pasur privilegjin të kem besimin e vazhdueshëm përgjatë dy viteve të Kryeministrit dhe Ministrit në kryerjen e një detyre të rëndësishme publike, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, detyrë të cilën (përkundrejt gjithë spekulimeve mediatike, në disa raste dashakeqe në momentin e emërimit tim), ndiej se e kam kryer me përgjegjshmëri të plotë, me profesionalizëm dhe integritet dhe kurdoherë e mbështetur nga ekipi i Ministrisë së Brendshme. Për këdo që do të besojë faktet dhe jo thashethemet, vendimmarrja për zhvillimin tim të karrierës në sektorë të tjerë është krejtësisht një vendim personal dhe nuk përkon me asnjë ngjarje apo çështje tjetër sikundër është raportuar në disa media. Çdo spekulim dhe insinuatë që ngrihet, mund t’i shërbejë interesave të të tjerëve,  por kurrsesi jo të vërtetës! Faleminderit!”, shkroi Pici.

Elena Pici zëvendësoi Plarent Ndrecën i cili pati dhënë dorëheqjen në 18 shtator të vitit 2020, duke  marrë postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme. Përpara se të emërohej në këtë detyrë, Pici ishte punonjëse në kryeministri, e më herët këshilltare në zyrën e Kryeministrit Rama.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nora: 15/09/2022 23:18

    Sekretari i pergjithshem eshte nje pozicion qe garanton "pavaresine" dhe profesionalizmin e kandidatit sipas ligjes per nepunesin civil. Kjo zonja apo zoonjusha, me karriere vertet "perendimore"; punonjese ne Kryemimistri, keshilltare e Kryeministrit dhe sigurisht Sek.MB. Vetem ne Shqiperi i paafti qeveris dhe te drejton. Sa per konkurencen, garen e ndershme, formimin dhe eksperiencen as e can koken kush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?