Sociale

‘Jeta ime shpëtoi nga një kontroll rutinë’, historia e veçantë e Xheklinës që fitoi betejën me kancerin dhe frymëzon vajzat dhe nënat e reja

17 Maj 2021, 11:58| Përditesimi: 17 Maj 2021, 12:00

  • Share

Ajo në profesion është e përfshirë në fushën e krimeve dhe mbrojtjes së veprave të artit. Por është edhe një blogere frymëzuese për shkak të historisë së saj. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” Xheklina Bylykbashi tregoi historinë e saj të veçantë dhe betejën me kancerin. Ajo arriiti që të fitojë betejën pasi kryente kontrollet rutinë çdoherë:

“Unë për fat të mirë  e kapa në kohë, ishte në fazat e fillimit, është hera e parë që e bëj publike këtë histori por në blogun tim e kam publikuar për të vetmen arsye që të sensibilizojë, vajzat e reja, nënat, gratë që të mos neglizhojnë vizitat e tyre. Nuk ju kushton asgjë, të lini një palë duar të pakuruara një muaj dhe të bëni testet sepse shpëtoni jetën tuaj. Unë bëra vizitën time rutinë sic do gjashtë mujor. E zbulova nga një Pap test  i thjeshtë”  u shpreh ajo.

Arsyeja që vendosi të krijojë një blog dhe të flas publikisht për sëmundjen e saj. Xheklina shprehet se ndodhi për shkak të mentalitet shqiptar që ëhstë tepër mbytës për femrat ndërsa kërkon që në këtë mënyrë të sensibilizojë vajzat dhe gratë që të flasin dhe të mos  ndjehen vetëm për shkak të problemeve që kanë:

“Kemi një mentalitet që i mbyt pak femrat, mendoj që të gjitha instancat përpiqen si nga ana qeveritare si nga ana e shoqatave civile për të drejtat e grave prap mendimi im personal është që duhet akoma shumë punë. Unë jam përpjekur gjithmonë ti jap guxim, duke i treguar historinë time te jem shembulli I kurajës që të flasin, mos heshtin ndajnë dhimbjen me mua. Dhe në fakt ka funksionuar” tha ajo.

Xheklina e ka kaluar këtë betejë për fat të mirë me sukses, por në rrugën e vështirë të kësaj sëmundje ka humbur gjyshen dhe tezen e saj. Pavarësisht se gjithçka tashmë ka kaluar për të, tashmë ajo dëshiron që të ndihmojë të tjerët. Ndërsa kërkon të jetë një shembull, dy vjet pas ndërhyrjes bekohet me një vajzaë dhe jep një mesazh të rëndësishëm:

“Ishte rreth dy vjet pas ndërhyrjes, unë nuk është se planifikova që të kisha fëmijë me partnerin tim, erdhi një bekim nga zoti, dua ti sygjeroj të gjitha vajzave mos neglizhoni analizat sidomos atë të rezervës së vezoreve tuaja” përfundoi ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?