Jeta luksoze e ‘Otit të Elbasanit’ që e duan të vdekur, foto me shampanjë në jaht e makinë Ferrari! Në 2018 i sekuestruan pasuri 70 milionë lekë

20 Shkurt 2023, 11:06| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 11:53

  • Share

 

Elton ‘Kastriot’ Kila, i njohur si Oti i Elbasanit që e duan të vdekur bandat në Elbasan bën një jetë luksoze. Ai rezultonte pronar i një jahti luksoz ndërsa nuk kursente fotografitë me shampanjë e mjete luksi, mes tyre edhe Ferrari.

Në vitin 2018 u vu në pranga pasi ishte i kërkuar për trafik droge në Itali. Po në këtë vit u vunë në sekuestro pasutritë e tij me vlerë 71 milionë lekë të reja.

Pasuritë e sekuestruara ishin: një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2; njësi Shërbimi 400 m2; tokë bujqësore 5200 m² dhe shoqëria tregtare “KILA TRANS” sh.p.k, të gjitha në Elbasan. 

Në muajin tetor 2018, i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Jeta luksoze e ‘Otit të Elbasanit’ që e duan të vdekur, foto me shampanjë në jaht e makinë Ferrari! Pasuri miliona lekë

Lajmi kryesor:

Erion Alibej urdhër nga qelia për ekzekutimin e ‘Otit të Elbasanit’, armët në 'X6' ishin të grupit të tij! Policia gjen çelësin e mjetit në çantën e kunatit, Arben Spahiu tentoi të zhdukë provat


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?