Jeta në skamje e Fatjonit në Durrës, babai apel për ndihmë në Report Tv: Po s’u bë asgjë, do i çoj fëmijët në jetimore! S’kam si t’i mbaj

5 Maj 2023, 18:06| Përditesimi: 5 Maj 2023, 19:15

  • Share

DURRËS- I gjendur mes skamjes dhe i braktisur, jeta e ka përballur Fatjon Jasharin me vështirësi të shumta, por kurrë nuk është dorëzuar për të kërkuar lëmoshë në rrugë, ai gjithnjë ka zgjedhur punën.

Vetëm pak kohë më parë bashkëshortja për shkak te varfërisë, ka zgjedhur të braktisë Fatjonin bashkë me tre fëmijët e tyre te mitur.

Mungesa e të ardhurave, mosha e fëmijëve, mungesa e një çatie mbi kokë, detyroi Fatjonin që të merrte vendimin më të vështirë të jetës së tij, të dërgojë në Jetimore fëmijën më të vogël, vetëm 7-muajsh.

“Jam babai i tre fëmijëve dhe një fëmijë e kam çuar në jetimore sepse nuk kisha kushte. Nusja më ka iku për shkak të kushteve, më ka lënë”, ka treguar ai.

Medina dhe Bajrami, 4 dhe 3 vjeç, mund të kenë shumë shpejt të njëjtin fat pasi babai i tyre nuk mund të kujdeset për ta për shumë gjatë, ndërkohë që i vetmi person që i mban teksa Fatjoni del të punojë, është gjyshja e tyre e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

“Unë mbledh mbetjet natën, bidonat këto gjerat plastike që i shes dhe marrë,  u blej ndonjë gjë fëmijëve për të ngrënë. Mamanë e kam të sëmurë dhe është në gjendje të keqe pasi vuan është e sëmurë me kancer. Kemp invaliditeti nuk merr për shkak të dokumenteve. Na thanë për t’u arrë në Tiranë po nuk shkuam dot se ku t’i linim fëmijët”, tha ai.

Ecejaket nëpër dyert e institucioneve, nuk i kanë dhënë zgjidhje Fatjonit, i cili kërkon një shtëpi, pasi bashkë me të vegjlit dhe nënën e sëmurë jetojnë në një godinë të shkatërruar në lagjen nr 6 të Durrësit.


“Unë kam nevojë për një shtëpi, asgjë tjetër sepse çfarë bie jashtë , bie edhe brenda. Nuk jetohet këtu. Është shtëpi e pabanueshme këtu se këtu ka qenë komuna. Komuna e la këtë. Kemi ndenjur më përpara tek ura e Dajlanit.  Dhe ngelëm këtu në mëshirë të fatit. Shkoj për ditë në bashki. Ik thonë nuk kemi asgjë”, shtoi Fatjoni.

Fatjon Jashari, nëpërmjet Report Tv i bën thirrje kujtdo që ka mundësi t’i vijë në ndihmë pasi ankesat e tij deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhët, të institucioneve shtetërore dhe shoqatave bamirëse. 

“Ishalla bëhet për hir të Zotit diçka për këta fëmijë, por po nuk u rregullua do t’i shpie tek shtëpia e fëmijës se nuk ka, çfarë bëj”, tha ai.

Për ndihma
Numër kontakti:
Fatjon Jashari
0683517510

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 05/05/2023 18:46

    Zoti e ndihmofte qyqarin,keto jane probleme,jo kush do fitoje BBVk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?