Jona, shitësja e vogël e biskotave

15 Prill 2018, 15:27| Përditesimi: 15 Prill 2018, 19:47

  • Share

Jonën e vogël e kam takuar rrugëve të Tiranës e cila me mirësjellje u kërkon kalimtarëve t’i blejnë një qese me biskota me dëshirën për të blerë një shtëpi. Ndaj, Report Tv ka zgjedhur të kalojë një ditë pranë saj.

Unë e shikoja që në familje ishin mundësitë shumë të pakta dhe mami me babin nuk m’i plotësonin të gjitha dëshirat dhe unë vendosa që të shisja bashkë me mamin biskota. Dhe unë nuk jam tekanjoze, që jo e dua patjetër diçka siç janë fëmijët e tjerë dhe do ja arrij qëllimit. Dua të arrij të blej shtëpinë time dhe të kem mundësi më të mira. 

 Jona gjatë intervistës për Report Tv

Jona e ka të qartë vizionin për të ardhmen.

 Mua më pëlqen të bëhem si lali Eri se ai e ka bërë Tiranën shumë të bukur dhe dua që unë kur të bëhem kryetare bashkie ta bëj akoma edhe më të bukur. 

 Jona Dërka

Përveç gjestit të admirueshëm të 11 vjeçares për të ndihmuar prindërit, receta e biskotave të Jonës ka një sekret.

Receta e biskotave nuk është shumë e vështirë, është e lehtë. 1 kg gjalpë, 1 kg miell, 2 gota qumësht dhe 1 gotë sheqer por sekreti i biskotave është që unë i bëj me plot dashuri.

 11 vjeçarja, Jona Dërka

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 28/04/2018 21:14

    Hallall qumshti nones moj goce. femij per se mbari

    Përgjigju
  • Erik: 15/04/2018 15:45

    Bravo Jona, uroj t'ia arrish qellimit, te shesesh aq shume biskota sa te blini shtepine tuaj te endrrave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?