Jorida Tabaku takim me biznesin fason

Jorida Tabaku takohet me përfaqësues të bizneseve fason: Rritja e pagës minimale nuk është rritje reale, nuk ka asnjë efekt pozitiv

10 Mars 2021, 12:55| Përditesimi: 10 Mars 2021, 12:58

  • Share

Kur mbetet më pak se një muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, politikanët kanë shpeshtuar takimet e tyre politike. Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim ditën e sotme një takim me biznesin fason.

Tabaku thekson se biznesi fason e ka kuptuar që rritja e pagës minimale nuk është rritje reale e pagës dhe nuk ka asnjë efekt pozitiv, as për punonjësit e as për sipërmarrësit.  Sipas Tabakut përfaqësuesit e fasonerive thanë se, që rritja e pagës minimale të jetë efektive, duhet rritur edhe fasha e taksimit.

Jorida Tabaku: Kush janë shqetësimet për ty si një zonjë në sipërmarrje?

Qytetarja: Jorida, ne atë që kemi ngritur gjithmonë, ne i ngritëm dhe kësaj radhe me rritjen e pagës minimale. Një nga shqetësimet ishte, vërtetë nëse duam të rrisim pagën dhe të rrisim një standart jetese, që mbase momenti nuk është i duhuri, por nëse duam të bëjmë një gjë të tillë, ju thuhet që duhet të rritim edhe fashën e taksimit.

Jorida: Mbrojtjen.

Qytetarja: Pra, të mos jetë më poshtë të 30-tës. Edhe mbrojtjen. Sepse një rritje e tillë, në momentin që rritet, krahas saj rritet edhe sigurimi dhe taksa gjithmonë është në rritje, do të thotë që ata nuk e ndiejnë këtë rritje dhe në këtë rast është duke u rënduar dhe punonjësi dhe punëdhënësi.

Jorida Tabaku: Ne diskutuam bashkë atëhere për dy gjëra që ti i kishe shqetësim, paga minimale. Po, është e vërtetë, qeveria e rriti dhe ne kemi propozuar që ta rrisim. Por ku ndryshon propozimi? Paga minimale nuk rritet me VKM. Pagën minimale e rrit tregu. Nëqoftëse rritet me VKM, atëhere ti  duhet të sigurosh një mbrojtje për punëdhënësin dhe për punëmarrësin. Sepse tashmë biznesi paguan 25 milionë euro shtesë vetëm nga rritja e pagës minimale dhe kjo është totalisht një politikë e pamenduar. Sepse njerëzit dhe qytetarët thonë, rriti pagat qeveria dhe nuk e kuptojnë konceptin e rritjes së pagës minimale që ka më shumë detyrime shtesë. Sado që të jetë paga minimale, ajo duhet të jetë e përjashtuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 10/03/2021 16:45

    Ne fakt kur ta rrisni ju e ta coni 350 mije leke, atehere quhet rritje reale me 0,01%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?