Foto ilustruese nga ambasada shqiptare në Itali

Ju ka skaduar leja e qendrimit në Itali? Ambasada shqiptare jep njoftimin me rëndësi

13 Maj 2020, 22:33| Përditesimi: 13 Maj 2020, 22:36

  • Share

TIRANË- Ambasada shqiptare në Itali ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për qytetarët shqiptar që u ka skaduar leja e qëndrimit gjatë pandemisë së COVID-19.

Me anë të një njoftimi të shkurtër, Ambasada italiane bën me dije se lejet e qëndrimit do të shtyhen deri më 31 gusht të vitit 2020.

"Njoftim mbi lejet e qëndrimit italiane të skaduar ose në skadim dhe mbi qëndrimin afatshkurtër në Itali gjatë emergjencës për shkak të COVID-19.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, mbi bazën e komunikimit me autoritetet italiane lidhur me statusin juridik të shtetasve shqiptarë në Itali, njofton se lejet e qëndrimit që kanë skaduar ose skadojnë në periudhën 31 janar 2020 – 31 korrik 2020, do të ruajnë vlefshmërinë e tyre deri më 31 gusht 2020. Kjo periudhë kohore përkon me atë të gjendjes së emergjencës kombëtare për shkak të COVID-19.

Gjithashtu, konfirmohet se shtetasit shqiptarë që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t'u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në vendin e origjinës për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme, pa përmbushur asnjë formalitet të mëtejshëm. Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t'u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen", njofton ambasada italiane.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?