Periferi

Ju që po përpiqeni të fusni nga dritarja “Liderin Suprem”

24 Mars 2022, 12:36| Përditesimi: 24 Mars 2022, 12:38

  • Share

Mund të veshësh petkun e klerikut me mjekrrën si të Fan Nolit, mund të mbash syze si ato të Qemal Stafës, një kapele si ajo e Faik Konicës, por nëse po punon përditë me hile për t’i ripropozuar në drejtim shqiptarëve familjen më të korruptuar e të pandëshkuar të të gjithë kohërave, po gabon rëndë. Nëse në mediat sociale po thërret në ndihmë fjalët e një trimëreshe si Musine Kokalari, sakrificat e një rebeleje si Sabiha Kasimati, por, bën të pamundurën që të rishesësh si engjëll politikanin që me familjen e tij shitën, blenë, u pasuruan me cdo interes dhe pasuri të shqiptarëve, po bën një mëkat të pafalshëm së pari përballë një populli të vuajtur, së dyti, ndoshta një ditë para një drejtësie hyjnore. Mund të publikosh përditë (dhe duhet ta bësh me forcë!) skandale korrupsioni, allishverishe administratorucësh dhe politikanësh që pa asnjë respekt për ligjin, etikën dhe njerëzoren përfitojnë atë që nuk u takon, por nëse këtë e bën vetëm e vetëm që të ngresh në piedestal njeriun që vrau e plagosi shqiptarë në bulevard se po thonin atë që ti po thua sot, po futesh në një kategori të tmerrshme, të re, të paparë hileqëarësh që ngrenë gracka si mina antinjerëzore, në këtë tokën tonë.

Të dëgjosh ish-të përndjekur, antikomunistë, që sot janë kapur pas diktatorit të tranzicionit shqiptar 30 vjecar dhe e shesin apo e aludojnë si shpëtimtar, më keq se më i flakti e symbylluri komunist i kohës së diktaturës, është më rëndë dhe e trishtueshme se ata që mbajtën gjallë një diktaturë të gjatë.

Ukrainasit po e tregojnë me sakrifica të jashtëzakonshme të gjithë: njerëz të thjeshtë, politikanë, të vegjël e të mëdhenj, artistë, gazetarë se sa e bukur është liria dhe modeli europian e perëndimor i Demokracisë. Modeli i provuar tashmë si më dinjitozi në respekt të Njeriut si qënie me ndërgjegje në këtë glob. Ukrainasit po vriten, po humbin të afërm, shtëpi, punë e cdo gjë për t’i treguar gjithë botës se nuk duan të futen nën sqetullën e një Diktatori që ua merrr frymën kujtdo që nuk e mendon si ai.

Ndërsa ti, klerik me mjekrrën si të Fan Nolit, ti intelektual me kapelen si të Konicës, ti, ti e shoqërisë civile me fjalët si të Sabiha Kasimatit, por me shtëpinë tek Ambasador 3 e vila në Gji të Lalzit e në brigjet e bukura të Palasës, kërkon t’u shësësh shqiptarëve si engjëll politikanin dhe familjen që me vepra e fjalë i kanë shpallur luftë të hapur me kohë vlerave dhe rregullave të Demokracisë.

Atëherë, dëgjoni me kujdes: Jeni zbuluar! Shqiptarët jua kuptojnë hilet e predikimeve tuaja, jua njohin shtëpitë, jua njohin interesat, e dinë mirë se përse e bëni, ndaj këtë betejë për të futur nga dritarja Liderin Suprem të tranzicionit 30 vjecar e të vuajtur, e keni të dështuar. Edhe pse sot shihni një mundësi të re nga ana juaj.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ton: 24/03/2022 17:18

    kulla e pizes ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?