Jugu i Italisë goditet nga moti i keq, përmbytje në Siçili (VIDEO)

14 Nëntor, 15:04| Përditesimi: 14 Nëntor, 15:10

  • Share

Itali-Moti i keq ka përfshirë prej dy ditësh Sicilinë, ku ka shkaktuar përmbytje në shumë qytete dhe qendra të banuara. Mbi 80 operacione vijojnë për tu ardhur në ndihmë komuniteteve të goditura nga shiu dhe përmbytjet.

Dëshmitë e cituara nga mediat në Itali flasin për prurje uji të cilat brenda 10 minutave mbuluan rrugët dhe trotuaret. Qindra mjete e biznese raportohen të dëmtuara ndërsa operacionet vijojnë deri në momentin që do të ketë sinjale për përmirësimin e motit.

Vala e motit të keq u përqendrua mbi të gjitha në Sirakuzë dhe provincat rreth saj, ku ekipet e vullnetarëve dhe teknikëve vazhduan të operonin edhe pas përfundimit të stuhisë për të kontrolluar dëmet.

Në atë zonë është aktivizuar qendra komunale operative, ndërsa në Borgata, rreth dhjetë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Imazhet e kapura në qytet tregojnë makina të prishura në rrugë, të shndërruara në rrugë ujore dhe punonjës të urgjencës në veprim për të shpëtuar shoferët. Rreth dhjetë mjete transporti u përfshinë në probleme të ngjashme në kryeqendrën e Siçilisë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?