Politikë

Juristi Ndreca në Report Tv: Padia ndaj sekretarit Blinken i jep kohë Berishës të jetë aktiv në politikë! Gjyqi juridikisht shumë i vështirë, s’do ketë sukses

21 Maj 2021, 13:50| Përditesimi: 21 Maj 2021, 16:18

  • Share

Juristi Plarent Ndreca ka deklaruar në një intervistë në Report TV se padia që ka bërë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, ish kryeministri Sali Berisha, i jep këtij të fundit kohë që të jetë aktiv në politikë.

“Të gjitha lëvizjet e zotit Berisha janë thjesht hapa që i krijojnë hapësirën kohën mundësinë që të vijojë të mbahet në këtë argument gjatë kohës që vijon të bëjë aktivitetin e tij politik i pashqetësuar. Berisha smund ti shmanget faktit që vijon të jetë një nga eksponentët më të rëndësishëm të PD. Ka pasur eksponentë të tjerë të shpallur non grata. Pd e ka mbajtur si flamur në dorë mosbashkëpunimin politik me këto element. Është Llalla dhe Dako”.

Sipas tij padia është një lëvizje politike sepse gjyqi është juridikisht shumë i vështirë dhe Berisha s’do ketë sukses.

“Është një lëvizje politike dhe juridike sepse është një process i ndërlikuar juridik dhe është e vështirë të thuash se do të ketë sukses. Lëvizje e Berishës për të tentuar për të marrë një vendim gjyqsor që mund të ishte në favor të tij. Nga pikëpamja juridike është shumë i ndërlikuar. Nëse do ishte dhe në favor të Berishës do kishte vështirësi dhe në favor të Berishës nëse njohet nga shteti amerikan"

Kjo që i ndodhi Berishës sipas Ndrecës i shërben edhe PD, pasi sipas tij ka ardhur koha pë pastrimin e politikës shqiptare.

“Këto janë vendime të shtetit amerikan jo të shtetit shqiptar. Smund të di çfarë ka ende në mendje sekretari i shtetit për të bërë për këta persona që mund të jenë në listën e të prezumuarve të sHBA. Gjestë të tilla vijnë pas një verifikimi të gjatë të plotë shterues. Kjo që i ndodhi Berishës i shërben PD edhe partisë demokratike, ka ardhur koha për të pastruar politikën nga elementë që kanë treguar se kanë dëmtuar interesa politike. Gjesti i parë që duhet të bëjë Pd është të distancohet, sepse kështu ka vepruar dhe për raste të tjera”.

Referuar deklaratës së Berishës i cili tha se DASH nuk ka prova për vendimin për ta shpallur “Non Grata”, juristi Ndreca tha se një vendim i tillë mund të bazohet dhe vetëm në informacione.

“Askush ska thënë që vendimi është i bazuar në fakte, vendimi mund të bazohet edhe në informacione sepse se ka dënuar Berishën por thjesht i ka mbyllur dyert për të shkuar në SHBA. Berisha përmend gjatë gjithë kohës argumentin që ska fakte, këto janë thjesht argumenta që synojnë fitimin e kohës".

Sa i përket komisionit hetimor për shkarkimin e Metës juristi tha se nuk ka nevojë për të kërkuar prova pasi qëndrimet e Metës kanë qenë publike.

“Nuk ka vend shumë për të hetuar, do të thotë se të gjithë qëndrimet e metës kanë qenë publike nuk është se do kërkohen prova të fshehura. Janë të mjaftueshme deklaratat e Metës për ta konsideruar veprimtarinë e tij sin ë shkelje të rëndë të kushtetutës. Nuk ka kosto individuale ilir meta sepse aty është në postin e presidentit. Ai nuk është politikan por president dhe kjo është arsyeja pse duhet të shkarkohet sepse aty është caktuar për të mos bërë politikanin. Ka deklaruar publikisht se nëse fiton Rama jap dorëheqjen”, shtoi ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 21/05/2021 18:11

    Nuk kam pare njeri me arrogant dhe te shpifur se ky ndrec mendjemadhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?