Politikë

Juristi Ndreca për Report Tv: Meta ka bërë thirrje për dhunë që provojnë kryerjen e veprës penale! Në parim nuk ka imunitet

7 Qershor 2021, 19:07| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 20:08

  • Share

Juristi Plarent Ndreca, i ftuar në Report Tv thotë se Kuvendi do të marrë vendimin për të shkarkuar presidentit Ilir Meta, pasi ka tejkaluar kompetencat e tij dhe është përfshirë direkt dhe indirekt në fushatën elektorale.

'Presidenti i Republikës referuar raportit të përgatitur nga Komisioni hetimor janë ato që flet për kompetencat e presidentit dhe tejkalimin e kompetencave të tij, përfshirjen direkt dhe indirekt në fushatë bërje e tij palë në këtë proces duke cënuar një nga parimet themelore të funksionimit të institucionit të presidentit që është paanshmëria dhe përfaqësimi i unitetit të Kombit. Këto përbërjen shkelje të rëndë të presidentit të Republikës dhe përbëjnë bazë për të shkarkuar presidentit që finalizohet me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.' - tha Ndreca.

Sakaq Ndreca ka shtuar se në gjykimin e tij presidenti ka bërë thirrje për dhunë dhe për kryengritje kur i është drejtuar popullit që të marrë sfurqet, që provojmë qartë konsumimin e veprës penale. Ndreca shtoi se SPAK e ka detyrim ligjor që të fillojë hetimin nëse ka indicie apo prova për një vepër penale, të bërë nga çdo zyrtar i shtetit e për më tepër nga presidenti i Republikës. Më tej juristi shton se askush në parim nuk ka imunitet për veprat penale dhe thekson se nëse SPAK konkludon se janë kushtet  për të hequr imunitetin mund ta kërkojnë. 

'SPAK ka detyrim ligjor për të filluar hetimin nga çdo lloj veprimtarie, ka detyrim ligjor për të filluar hetimin për çdo zyrtar të lartë të shtetit, e për më tepër nga presidenti i Republikës nëse janë në kuadër të një vepre penale. Duhet ta bëjë për të verifikuar, kur institucioni i presidentit merr një vendim për të referuar tek SPAK veprimtari që mund të bëjnë vepër penale. Askush në parim nuk ka imunitet për veprat penale. Gjestet dhe aktet e presidentit e kanë tejkaluar detyrën dhe kanë shkuar shpesh herë, kanë shkuar deri në kufij të një vepre penale siç ishte rasti i thirrjes së presidentit për dhunë dhe përdorimin e armëve të ftohta, por ne jemi shtet ligjor dhe funksionojë për mbrojtjet tona nëpërmjet institucioneve. Janë kushtet për t'u hetuar të gjitha veprimtaritë dhe verifikimi nuk e ndalon imuniteti i tij. Kur të shkohet pika për të hequr imunitetin mund të kërkohet nga SPAKU, nëse konkludon se ka kryer vepër penale. Të gjitha këto gjeste thirrje e në gjykimin tim e provojmë qartë konsumimin e veprës penale, për thirrje për dhunë dhe për kryengritje. T'i thuash qytetarëve merrni sfurqet dhe mbroni të drejtën tuaj kjo është një kryengritje. Janë të gjitha kushtet që Kuvendi të marrë vendimin për ta shkarkuar presidentit dhe ta çoj drejt Gjykatës Kushtetuese. është e domosdoshme për t'u marrë dhe duhet të vihet një precedent i tillë. Parlamenti është i detyruar të marrë këtë lloj vendimi.'- tha Ndreca.

Sa i përket arrestimit të presidentit Ilir Meta, juristi Ndreca tha se kjo është në varësi të veprës penale dhe të rrezikshmërisë së paraqet personi.

'Kjo është në varësi të veprës penale dhe të rrezikshmërisë që paraqet personi, nuk besoj se jemi në rastin e një arrestimi në flagrancë, nuk ka vend për t'u frikësuar, në rast se ka vepër penale. Edhe nëse ka vepër penale nuk jemi në rastin e arrestimit.'- tha Ndreca.

Në seancën e datës 9 qershor, Kuvendi i Shqipërisë pritet që të votojë raportin e përgatitur nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në raportin e publikuar nga Shqiptarja.com prej 100 faqesh të komisionit hetimor parlamentar, në të propozohet jo vetëm shkarkimi i Ilir Metës, por kërkohet angazhimi i organeve hetimore për të nisur hetimet kryesisht ndaj Presidentit për nxirrje të dhunës dhe urrejtjes para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Topi: 07/06/2021 20:27

    Keta juristet e PS ose jane komplet injorante ose e kane me percaktim detyrim te bejne llogje. Sipas nenit 90 te Kushtetutes Presidenti nuk mban pergjegjesi per veprimet gjate kryerjes se detyres. Ky juristi plepave vazhdon llogjet qe SPAK te hetoje per cdo veprim. Neni 90 thote per shkelje te rende dhe krim te rende. Ky prape me llogje. Identifikoni elementin "te rende" per shkeljen ose krimin o tuaf.

    Përgjigju
    • Cubel breca: 08/06/2021 05:43

      Ky topi e meritoka me qen top,por do bejm cmos ta cojm sekretar pran bajges. Ky legeni ka ren edhe nen nivelin e nishanit qe mbahesh niveli me ulet I nje presideti nga 30 vjet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?