Futbollistët e Juventusit duke festuar golin

Juve fiton derbin e Torinos, Dortmund vijon të ruajë distancën me Bayern-in

16 Dhjetor 2018, 10:19| Përditesimi: 16 Dhjetor 2018, 10:21

  • Share

Derbi i Torinos mes skuadrës ‘granada’ dhe Juventusit ka përfunduar në favor të bardhezinjve me rezultatin 0-1. Një sfidë mjaft e dyluftuar që u zgjidh nga një gabim i skuadrës vendase me autor sulmuesin Zaza. Ky i fundit ktheu topin në mënyrë të gabuar te portieri i cili në nxitim për ta larguar shkaktoi penallti ndaj Mandzukiç.

Ekzekutimin e merr përsipër Ronaldo i cili nuk gabon duke realizuar në krahun që portieri Sirigu i kishte sugjeruar. Juventus realizoi edhe golin e dytë me Mandzukic, por u hoq nga “VAR” për pozicion jashtë loje. Gjithsesi në fund një tjetër fitore e cila është e 15 në 16 javë.

Tre pikë ka marrë edhe Interi që në San Siro ka mposhtur 1-0 Udinezen. Skuadra zikaltër u rikthye të fitoret pas 2 ndeshjeve falë kapitenit Mauro Icardi që ktheu në gol me ‘panenka’ një penallti të fituar me “VAR”për prekje të topit me dorë. 

Ndërkohë në “La Liga” edhe Reali i Madridit ka marrë tre pikë cinike ndaj Rajo Valekanos. “Galaktikët” triumfuan 1-0 falë Benzema-s që shfrytëzoi siç duhet një asisit të Lucas në minutën e 12 të takimit. Në këtë mënyrë skuadra e Solarit lë pas atë humbje 0-3 kundër CSKA-s në grupet e “Champions League”.

Në “Bundesligë” Dortmund vijon të ruajë diferencën me Bayern Mynchen pasi në “Sigal Iduna Park” ka fituar 2-1 kundër Ëerder Bremen. Verdhezinjtë fillimisht kaluan në avantazh me Alcaser në minutën e 20, ndërsa pak çaste më pas dyfishuan shifrat me Reus. Po në pjesën e parë miqtë arritën të shkurtonin diferencat, por gjithesesi nuk arritën që të dilnin me pikë nga ky takim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?