Juventus luan fatet e sezonit, kundër Lazio-s me shumë mungesa! Dortmund tenton të bëhet pengesë për Bayern (VIDEO)

6 Mars 2021, 13:05| Përditesimi: 6 Mars 2021, 14:56

  • Share

Juventus do të luajë sonte një 90 minutësh tejet përcaktues për sezonin e tyre në Seria A. Bardhezinjtë do të presin në ‘Allianz Stadium’ Lazio-n, një kundërshtar që vitet e fundit i ka mposhtur jo rrallherë, por aktualisht po vuajnë një ecuri jo të mirë.

Të besuarit e Pirlos aktualisht renditen në vendin e tretë me 49 pikë, 10 më pak se Interi kryesues dhe ndaj Lazio-s një pikë do ishte dështim, aq më shumë humbja. Përveç presionit Juventus do të vuajë mungesat e sigurta të Dybala-s, Chielini-t dhe Bentacur, ndërsa në dyshime janë Artur dhe Bonucci.

Nga ana tjetër edhe Lazio është e etur për pikë, pasi sezonin e ardhshëm rrezikon të mbetet jashtë Champions League. Aktualisht kryeqytetasit renditen në vendin e 7, 6 pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt.

Ndërkohë përveç Seria A një superpërballje rezervon edhe Bundesliga. Sot do të vihen përballë Bayern Mynchen, që kryeson kampionatin, dhe Dortmundi i vendit të pestë me 13 pikë më pak. Edhe pse këtë sezon Dortmund-i nuk është rivali direkt, Bayern-it i duhet fitorja pasi Leipzig i vendit të dytë ka dy pikë më pak.

Të dyja skuadrat kanë mungesa, me Bayern-in që ka të padisponueshëm Costa-n, Tolisso-n, Gnabry-n dhe Pavard, ndërsa Dortmund duhet t’ia dalë pa Ëitsel, Schmelzer, Guerreiro, Akanjy dhe Sancho.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?