Juventus në finalen e Kupës së Italisë, sonte Inter tenton të përmbysë Napolin

13 Qershor 2020, 12:19| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 16:16

  • Share

Juventus është finalistja e parë e Kupës së Italisë. Zonja e vjetër ka kaluar në aktin final të kompeticionit me rezultatin e përgjithshëm 1-1 ndaj Milanit, pasi ndeshja e kthimit e luajtur në Torino, e cila ishte e para në Itali që pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit, përfundoi 0 me 0, ndërsa në Milano ekipet ishin ndarë në barazim 1-1 dhe goli në fushën kundërshtari kualifikoi 'zonjën e vjetër'.

Milani në Torino kishte ardhur me pretendimin për të bërë keq, por ky synim u zbeh që në minutën e 17 kur Ante Rebic la "djallin" me 10 lojtar pas një nderhyrje të ashpër kundër Danilos. Pak sekonda më parë Cristiano Ronaldo humbi një penallti e cila fillimisht ra në shtyllë. Gjithsesi edhe kaq ishte e mjaftueshme për te kaluar më tej në një takim ku nuk kishte shumë për të evidentuar, pasi ndërprerja për 3 muaj e futbollit kishte bërë të veten.

Ndërkohë sonte në orën 21:00 Juventus do të mësojë kundërshtarin e finales pasi do të luhet gjysmëfinalja tjetër mes Napolit dhe Interit. Zikaltërit e Contes do tentojnë përmbysjen pasi në ndeshjen e parë janë mposhtur 1-0 në San Siro.

Në këtë takim për Interin do të jenë të padisponueshëm Matias Vecino dhe Diego Godin, ndërsa për Napolin Kosta Manolas dhe Callejon.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?