Juventusi presion ekipeve nga Milano, Manchester City nuk ndalet (VIDEO)

3 Mars 2021, 11:37| Përditesimi: 3 Mars 2021, 14:27

  • Share

Juventusi vuan për një pjesë loje por më pas e mund Spezian 3-0 në ndeshjen hapëse të javës së 25-të në Serinë A që po luhet në mesjavë. Bardhezinjtë me 49 pikë konsolidojnë vendin e tretë dhe i bëjnë presion dy ekipeve të kreut Interit e Milanit. Trajneri Andrea Pirlo bën zëvendësimet e duhura në pjesën e dytë duke futur Moratën dhe Bernardeschin që “gatuajnë” golin e parë me spanjollin që shtyn topin në rrjetë në minutën e 62-të. Më pas vjen edhe goli nga Chiesa dhe në limite shënon Cristiano Ronaldo që arrin shifrën 767 gola dhe kap rekordin e legjendës Pele. Spezia mund ta shënonte një gol por Szczesny priti penalltinë e Galabinov.

Ndërkaq Manchester City-n nuk e ndal më askush. Djemtë e Pep Guardiolës mposhtën 4-1 Wolves në ndeshjen e parë të javës së 29-të në Premier League. 21 fitore radhazi për Cityn në të gjitha kompeticionet dhe 15 pikë më shumë se United e vendit të dytë. Një autogol, goli i Mahrez dhe dy golat e Gabriel Jesus vendosën fatin e takimit. Guardiola shkon i sigurt drejt titullit kampion. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?