Politikë

‘Ka mos përputhje mes procesverbaleve’ kandidatja e PD-së kërkon rinumërimin e votave për të gjitha ZAZ e qarkut Tiranë

10 Maj 2021, 14:59| Përditesimi: 10 Maj 2021, 15:06

  • Share

Kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari, e cila nuk arriti të merrte dot mandatin në zgjedhjet e 25 prillit, përmes një kërkese në KQZ kërkon rinumërim të votave për kandidatët.

Fratari kërkon rinumërim dhe vlerësim të votave për të gjitha ZAZ e qarkut të Tiranës.

Sipas Fratarit, në bazë të pamjeve filmike të dorëzuara nga KQZ pas kërkesës së saj me shkrim shihet diferenca në disa prej KZAZ dhe se ka mospërputhje mes procesverbaleve përfundimtare dhe pamjeve filmike.


Lajmi kryesor:

Karantinimi i të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, LSI kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarqet Vlorë dhe Korçë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?