Fatbardh Kadilli

Politikë

Kadilli reagon pas sherrit të Salianjit dhe ofendimeve të Gjekmarkajt në Kuvend: Opozitë rrugaçe dhe vulgare, e paaftë për të bërë beteja kundër Ramës

17 Nëntor 2021, 10:41| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 10:44

  • Share

Fatbadh Kadilli ka reaguar ashpër për incidentet e ditës së djeshme në Kuvend në të cilat janë përfshirë deputet demokrat, duke e quajtur opozitën “boshe”, “rrugaçe” dhe “vulgare”.

Ai shprehet se është e paaftë për të bërë beteja kundër kryeministrit të vendit dhe se udhëheqja e PD-së ka vendosur të “luajë luftash” në Kuvend me të.

Ish-kandidati për kreun e PD, shkruan se Edi Rama duke njohur mirë mangësitë morale dhe ”hallet” politike të opozitës, po i nxit në sjellje rrugaçërorë. Ai shton se kryeministri ka vendosur të poshtërojë deri në fund opozitën në sytë e njerëzve.

“Kjo është opozita ideale që do Rama: boshe, rrugaçe, arrogante në vulgaritetin e saj. Mjerë demokratët dhe mjerë Shqipëria.”, shkruan Kadilli në rrjetin e tij social Facebook.

Incidenti mes Salianjit-Braçe

Një përplasje që mund të kishte përfunduar në grushte dhe konfrontim fizik, nëse nuk do të kishte ndërhyrë garda ndodhi në sallën e Kuvendit mes deputetit të PD, Ervin Salianjit dhe atij të PS, Erion Braçes. Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet në Itali për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi. Por kjo ka sjellë acarimin e Braçes i cili edhe pse po largohej nga Salla është kthyer pas duke iu përgjigjur Salianjit, por kaq është dashur që deputeti demokrat të shkojë të përplaset fizikisht me të, që solli ndërhyrjen e gardës për t'i ndarë.

Ndërsa ministrja Ballkuku gjatë seancës së djeshme u shpreh e habitur nga gratë deputete të PD-së që sipas saj kanë toleruar një deklaratë të deputetit Gjekmarkaj që i ka thënë 'Harem të Ramës' qeverisë. Por pas kërkesës së koleges së tij Grida Duma që të kërkojë ndjesë, Gjekmarkaj në tentativë për ta sqaruar situatën ofendon një deputet të PS në sallë.
Debati Ballku-Duma-Gjekmarkaj-Tabaku

Balluku: Në këtë sallë na është thënë 'Harem i Ramës' për gratë deputete

Duma: Nëse ka thënë 'Harem' Gjekmarkaj të kërkojë falje! Por duhet t'i kërkosh edhe ti Ramës që të kërkojë falje për përdorimin e fotos time në fushatë.

Gjekmarkaj: E kam thënë politikisht...mos më fol mua me atë ton, foli Ramës...Pusho mor ti derrkuc

Në debat më pas ka ndërhyrë edhe Jorida Tabaku, e cila u është drejtuar socialistëve duke rikujtuar skenën e djeshme të ndodhur, ku kryeministri Edi Rama iu drejtua me fjalët “balonë tabake”. Ajo përmendi një shprehje të bashkëshortes së kryeministrit, TLinda Rama, ku përmendej respekti, duke irozniuar se duhet t’ia thotë dhe në shpi kreut te qeverisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 17/11/2021 10:59

    Per tri dekada e tille ka qene,rrugace vulgare,kriminale dhe antishqiptare e perbetua,,,,e rrefuzuar me perbuzje nga shumica e shqiptarve. Kadill,ti ke qene ,jo pak kohe,brenda saj dhe dje e konstatove!!!.Problemi eshte vetem yti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?