Kajsiu: Drejtësia, arsyeja pse protestohet ose shtyhen protestat

6 Shtator 2019, 10:34| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 14:01

  • Share

Lajmi i parë i ditës së sotme kur prisnim lëvizje të madhe nga Basha e Kryemadhi, ishte zhgënjyes. 

Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protestave masive, ndërsa do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi, shkruajnë mediat.

Thënë këtë fakt, kuptojmë se si në fakt Basha e Kryemadhi janë tallur me militantët e tyre vazhdimisht duke iu thënë qe Ramën do ta rrëzojmë në shtator apo se i gjithë ky aksion politik zhvillohet për votën e lirë e demokracinë.

Në fakt, e vërteta është e thjeshtë dhe e thënë sot nga vetë PD-LSI. Halli i madh i tyre është reforma në drejtësi dhe organet e reja që po ngrihen që nuk po rrëzohen as nga protestat as nga presionet.

Drejtësia është halli dhe arsyeja reale e protestave të cilat nëse do zhvilloheshin kundër qeverisjes nuk do ndalonin asnjë ditë, as në verë. Kjo pasi protestat nuk kanë pushime në mes, kur kanë kauza reale.

Të kujtohesh tani për platformë të re për reformën në drejtësi, ndërkohë që SHBA po shpjegon çdo ditë se si do funksionojë drejtësia e re që po ngrihet, është të tregosh hapur frikën nga ajo.

Ndaj shtyerja e protestave për në tetor, përpos faktit që tregon mungesë mbeshtetje e besimi ndaj Bashës, Metës e Kryemadhit, tregon edhe një herë se arsyja e të gjithë ofensivës opozitare është drejtësia dhe jo Edi Rama.

Fakti që protestat do i zhvillojnë me sesione, si të ishin mbledhje partie në shesh (siç janë në fakt), i bën liderët opozitarë qesharakë e te pabesueshëm jo vetëm në sytë e ndërkombëtarëve, por edhe të shqiptarëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?