Receta

Kallamarë me salcë domate nga zonja Vjollca

7 Prill 2021, 10:41| Përditesimi: 7 Prill 2021, 11:04

  • Share

Kallamarë me salcë domate

Përbërësit:

500 gr kallamarë

pak vaj ulliri

1 qepë e vogël

1 thelpi hudhër

pak spec pikant

1/2 gotë verë të bardhë

150 ml pure domate ( 1 filxhan çaji)

50 ml ujë

1 lugë çaji uthull

majdanoz

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Pastrojmë kallamarët dhe i presim ato në shirita. Ngrohim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, sa  të ngrohet shtojmë në tigan 1 thelpi hudhër të plotë, pak spec pikant i kaurdisim sa të aromatizojmë vajin dhe shtojmë menjëherë kallamarët të prerë në shirita. I kaurdisim kallamarët për 5 minuta dhe më pas shtojmë qepën të grirë shumë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta të tjera. Më pas I shuajmë kallamarët me verë të bardhë. E lëmë të ziejë me verën deri sa të avullojë alkooli dhe shtojmë menjëherë salcën dhe 50 ml ujë, shtojmë 1 lugë çaji uthull dhe I lëmë kallamrët të ziejë për 15 minuta. Në fund shtojmë pak majdanoz dhe pasi të kemi serviruar shtojmë 1 lugë çaji vaj ulliri.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?