Kallashnikov në banesë e dhunë ndaj gruas dhe vajzës, një në pranga në Lezhë

7 Maj 2020, 09:10| Përditesimi: 7 Maj 2020, 16:14

  • Share

LEZHË- Një bashkëshort, njëherazi dhe baba që ushtronte dhunë ndaj vajzës dhe gruas është arrestuar ditën e sotme. Në pranga ka rënë Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se Xh. J. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë, e ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje".

Arma dhe fishekët e sekuestruar

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?