Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri kallëzohet në SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Zhukri njihet si gjyqtari me të kaluar të dyshimtë si shofer, që dorëzoi Partinë Demokratike bashkë me vulën Sali Berishës, duke i njohur Kuvendin Kombëtar të dhjetorit 2021, statutin paralel të partisë, strukturuarat paralele dhe si rrjedhojë edhe shkarkimin Lulzim Bashës. Bashkëshortja e gjyqtarit, Rezarta Zhukri, ka qenë sekretare personale e Sali Berishës, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2020 ka deklaruar rreth 1.5 milionë USD të ardhura nga një agjenci udhëtimesh dhe sigurimesh. Agron Zhukri po verifikohet nga Komisioni i Vetingut që në qershor të vitit 2020, ndërsa dy djemtë e tij janë avokatë.
Në kallëzim pretendohet se Zhukri po zvarrit qëllimisht një padi që nuk është në kompetencë të tij, por në kompetencë të Gjykatës Administrative. Bëhet fjalë për padinë e përmbaruesve Fatos Alimadhi, Saimir Dogjani, Rrok Deda, të cilët kërkojnë shpalljen të pavlefshme të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Private të datës 24 shtator 2022, vetëm për sa i përket kryetarit Tedi Malaveci dhe disa anëtarëve. Në kallëzim flitet për një CD me prova për një aferë korruptive të Zhukrit në raport me këtë çështje si dhe për pastrim parash me disa kompani.
“Duke qenë se kam dyshuar për veprimet e paligjshme të gjyqtarit Agron Zhukri, kam investuar dhe më rezulton se gjyqtari është i përfshirë në aktivitetin kriminal të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të drejtësisë parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal, për të cilin po jua provojmë me CD bashkëlidhur këtij kallëzimi. Njëkohësisht kemi konstatuar se gjyqtari Agron Zhukri, është përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pasi më rezulton se ka pasuri të pa justifikuara dhe përdor disa subjekte të familjarëve të tij për pastrimin e produktit të veprës penale, subjektet tregtare janë të identifikuar me Nipt L01305031H, M11331001D ,L52228042D, M01722033G BS GREEN AL dhe L92126017N ARLO Energy veprimtari të cilat duhet të hetohen dhe në lidhje me transaksionet e dyshimta po ju vëmë në dispozicion aktet bashkëlidhur këtij kallëzimi. Por nga ana tjetër ju informojmë se ky gjyqtar ka dhe disa shtëpi në Vjenë të Austrisë të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i pastrimit të parave”, thuhet në kallëzim.
Kush është Agron Zhukri?
Gjyqtari Agron Zhuri është 57 vjeç dhe ka lindur në Tiranë. Arsimimi i tij dhe mënyra se si u katapultua në drejtësi mbetet një mister. Në rrethet e gjyqësorit dhe politikës flitet se Zhukri ka qenë shofer pranë Gazetës Rilindja Demokratike, Partisë Demokratike në vitin 1991 dhe më pas pranë ambasadave, pas ardhjes së PD-së në pushtet. Gjithsesi, në formularin e dekriminalizimit, Zhuri deklaron se në periudhën dhjetor 1992 deri në qershor 1994 ka qëndruar në Itali, si punonjës pranë Ambasadës Shqiptare në Romë, por e specifikuar punën që bënte.
Ndërkaq, bashkëshortja e gjyqtarit Agron Zhuri, Rezarta Zhukri, ka qenë financiare pranë gazetës Rilindja Demokratike, organ në duart e Berishës. Zonja Rezarta Zhukri ka qenë sekretare personale e Sali Berishës dhe më pas shefe e administratës, fakt i pranuar edhe nga vetë gjyqtari.
Në këto rrethana ngrihen dyshime për një ndikim të mundshëm të Berishës për të bërë gjyqtar Agron Zhuri, për t’i shërbyer më pas. Nuk dihet me saktësi se si Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, me arsim të plotë juridik apo përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’, por ai nisi të shfaqej fillimisht si ndihmës gjyqtar dhe më pas si gjyqtar.
Zhukri doli në pah si ndihmës gjyqtar në procesin e famshëm të gjykimit të të akuzuarave për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, orkestruar nga Sali Berisha. Ashtu si në shumë ngjarje të tjera të rënda, edhe për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 u dënuan vetëm zbatuesit, ndërsa orkestruesit i shpëtuan përgjegjësisë penale.
Grupi i Sali Berishës shtoi presionet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, për të shpallur si të ligjshëm statutin paralel të Berishës, me qëllim për të marrë PD-në. Agron Zhukri dha dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes me pretendimin se gruaja e tij kishte qenë sekretare e Berishës, por dorëheqja nuk iu pranua. Zhukri vendoi në favor të Berishës, vendim i cili u ankimua nga grupi i Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt në Gjykatën e Apelit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi pretendoi se gjyqtari Agron Zhukri ka pasur një takim me një përfaqësues të Berishës para se të caktonte datën për seancën gjyqësore. Bardhi paralajmëroi një kallëzim penal ndaj Zhukrit, si dhe paraqiti një ankesë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.
Agron Zhukri
E çuditëshme.Ky mund të jetë legen por ju të paktën përputhini datat.Në kohën e plepave ky ishte në Itali,pra nuk është gjyqtar plepash.Moshën e arsimimit e ka në kohën e socializmit ose pas 1996 që i takon PS.Ndoshta e ka blerë diplomën si shumë deputetë,punonjës ministrishë apo bashkishë.Flisni për imoralin nga një pozicion imoral.E paraqisni si faj pse gruaja e tij ka punuar tek PD.Ju mendoni që njerëzit të vdesin urie po të jenë me PD-në?Në fund të fundit ai ka kërkuar dorëheqje dhe ligjërisht duhej ta pranonin.Kryetari i një partie zgjidhet nga anëtarët e saj që kur janë krijuar grupimet politike në këtë botë,dhe jo nga gjykata,media,kundërshtarët,dhoma e përmbaruesve apo ambasadat.Këto probleme që ngrini ju tregojnë katastrofën në drejtësi e cila po thellohet.katastro
PërgjigjuKa dhe me keq ne drejtesi ne shqiperi eshte banditi i lushnjes artan gjermeni spaku fle gjume per sekuestrim te pasurise se atij monstre dhe dashnores se tij alalalal
PërgjigjuPas 44' u hoqen njerezit e drejtesise te deriatehershme dhe u vune partizane te ardhur nga malet me devotshmerine e militanteve te fitimtareve,nga 50-60' sistemi i drejtesise filloi te vinte ne binare,vertet zbatonte ligjet e diktatures,por njerezit e drejtesise nuk ishin me partizane te sapozbritur nga malet,por te diplomuar ne UT me kohe te plote,4 vjecare.Pak me vone,bashke me miqesine kineze,u shfaqen dhe ndikimet e saj ne menyren e te gjykuarit dhe niveli ra prape.Kur erdhi demokracia,nga urgjenca per te zevendesuar gjyqetaret e diktatures me gjyqEtare demokracie,xhaxhi Saliu,hoqi ata te vendosur nga xhaxhi Enver,por zbatoi te njejten metode,vetem se ne vend te partizaneve entuziaste,u vendosen PD-ista militante te zjarrte me nje kurs 6 mujor Plepash,i barabarte me nje klase tornitori jashte.Ndryshimi mes ketyre dy sistemeve eshte se Xhaxhi Enver,partizanet qe erdhen nga malet dhe filluan gjyqet e para i detyroi me vone te benin shkollen e plote 4 vjet dhe te diplomoheshin,kurse Xhaxhi Sali,i la kursantet e plepave vetem me certifikaten e kursit 6 mujor,i ngriti ne karriere,por jo ne dije,keshtu qe //shoferi// mbeti //shofer// edhe pas 31 vitesh e pas ngritjes ne karriere dhe pasojat ne drejtesi dihen.
PërgjigjuKam patur nje çeshtje me shofer-gjyqtarin ne fjale, padisja gazeten e Fanes per shpifje te fabrikuar. Pronarit te "gazetes" na i pakej mbetur hatri me te afermin tim se i ishte rrezuar çeshtja per te cilen na interesohej "bosi i mediave" dhe pikerisht te nesermen e Vendimit qe i theu zemren Fanes, nisen "shkrimet" me shpifje dhe fyerje. Nuk besova se mund te rrezohej kerkesa e ime e thjeshte dhe krejt e argumentuar ligjerisht. E zvarriti nje vit dhe i dha te drejte shpifesit me argumentin "shtypi eshte i lire"- edhe kur shpif apo hakmerret krejt jashte etikes. Nuk e ndoqa me tej se nuk ja vlente, ata qe duhej te me njihnin, njerezit e mi dhe klientet e furnitoret me te cilet punoja, me njihnin mire, palogazetat e Fanes nuk i lexonte njeri. Çuditem qe Zhukri qenka ende gjyqtar. Mu dha rasti sot te shkruaj keto dy fjale. ne fund te fundit fajtor nuk ishte ky shofer-gjyqtar, por ata qe e kane emruar gjyqtar dhe vetingu qe e ka marre shtruar me kete kategori shushenjash.
PërgjigjuKeto jane thagma qe nuk ndodhin ne asnje shtet te europes nga shofer te behesh gjykates.Vend muti me popull legen qe duhet ti kishte vajtur ne gjykate ta ngrinte e ta hidhte ne kazanin me te afert te plehrave
PërgjigjuO Tiku o zoti Doci na i publiko komentet se na lodhe !!
PërgjigjuQr më ejjjjjjjj ... Disa shpi në Vien thot...
Përgjigjuhahahaha a keto gjobevenesit e permbarimit e paskan kallexuar., hajt klm se asgje nuk qenka
PërgjigjuSi te mos japin jeten per Salen keta kur nga shofer u ben gjykates;
Përgjigjunona krimit...
PërgjigjuKy eshte hajdut dhe kriminel i ndyre.
PërgjigjuGoni e kabere juridikun kur ishte ne Itali,me korespodence,ne Tirane.Tani llogariteni vete se cfare arsimimi ka bere Goni.Goni,ka qene shofer,ka mbaru shkollen e mesme me mesatare 5,por me horizontet qe hapi Sala dhe Pd-ja,cdo idiot mund te mbaronte shkollen ,cfare dege te donte,dhe si te deshironte,edhe pa shku fare.Edhe Goni kete beri,e kapi shpejt situaten dhe mbaroi juridikun,pa shku fare.Sa per perfomancen e Gonit,si gjyqtar,Goni,nuk ta bente te gjate,merrte paret,dhe jepte vendim,kaq bente,Mund te jete kampion bote,per paret qe ka bere me korrupsion.
Përgjigjuhahahahha po ti ke inatin e gonit, po ik o bej dhe ti patronazhist shkollen se ju ka hape rama horizonte tereja e te vjetra