Kallmi, plazhi 'i fshehtë' i Durrësit, prej vitesh  pa rrugë

2 Korrik 2022, 17:34| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 17:40

  • Share

Vetëm pak km kilometra nga qendra e Durrësit, pasi përshkon zonën e Currilave, ndodhet i vetmi plazh shkëmbor në Durrës, ai i Kallmit. Vitet e fundit janë ndërtuar hotele e restorante të shumta, në gjithë vijën bregdetare janë vendosur shezlongë duke mos lënë hapësirë për plazh publik.

Edhe pse janë lejuar ndërtime të shumta në këtë vend që dy deklada më parë ka shërbyer si bazë ushtarake, bashkia nuk ka kryer asnjë investim në infrastrukturë. Tre kilometra rrugë e kalldrëmtë përshkohet për 45 minuta për shkak të gropave dhe vështirësisë së automjeteve për tu shkëmbyer.

"Vështirë është se rruga është e pashtruar. Plazhi është e bukur por mungojnë investimet", thonë pushuesit.

Rruga por dhe çmimet e shtrenjta, kanë bërë që Kallmi të vizitohet nga një numër i kufizuar turistësh të huaj por edhe vendas që preferojnë t'i largohen zhurmës së qytetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lela: 02/07/2022 23:38

    Lere me mire pa rruge ishalla nuk ja jep ndonjerit per strategjik V-Rroma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?