Mjeku Tritan Kalo njofton përmes një postimi në rrjete sociale se ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.
Kalo i bën apel qytetarëve, ku thotë se duhet të ndërgjegjësohen dhe të përdorin çdo mjet për tu mbrojtut nga COVID.
Më tej, mjeku i njohur thekson se vetëndërgjegjësimi mbetet thelbi i ruajtjes së shëndetit të çdo individi dhe vetë shoqërisë në çdo kohë e rrethanë.
Ai shton se askush nuk duhet të hezitojë të marrë vaksinën duke ironizuar ata që bëjnë thirrje kundër saj.
Statusi i Tritan Kalos
"Kohë kovidiane…. 2.11.2021….VETNDËRGJEGJËSIMI mbetet thelbi i ruajtjes së Shëndetit të çdo individi dhe të vetë shoqërisë sonë në çdo kohë e në çdo rrethanë….Përgjatë Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, ky vetndërgjegjësim bëhet edhe më i rëndësishëm….Në ndërkohë historia e Pandemive të tjera ka treguar se edhe trinomi MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizike, kur dhe ku është e mundëshme), të përforcuara me VAKSINIMIN specifik, në këtë rast ndaj virusit jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19…..
Vaksinimi e ul shumë rrezikun e infektimit, të kalimit të formave të rënda të infeksionit apo të humbjeve të jetës prej tij në të gjithë grup-moshat e popullatës ku ato janë testuar, sidomos në individët me komorbozitete si dhe ata/ato, që për arësye të profesionit janë më të ekspozuar ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….I renditur në “vijën e zjarrit” të përkujdesjes për të sëmurët me Covid-19, që me fillimin e Pandemisë dhe me rrezik maksimal të infektimit nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, e shoh të domozdoshme të përdor çdo mjet mbrojtje ndaj tij përfshirë edhe Vaksinën….
SOT mora dozën e tretë të saj dhe ndihem për bukuri…Nëse jeni të bindur për efektshmërinë e Vaksinimit mos hezitoni të përftoni prej dobiprurjes nga marrja e saj….GOJËLIGËSIA mundet tju ysht të hezitoni në bërjen e vaksinës, por unë personalisht e familjarisht jemi të vaksinuar…. Together forever!!!"-shkruan Kalo.
Sot ka nisur vaksinimi me dozën e tretë kundër COVID të mjekëve. Procesin e vaksinimit në ‘Air Albania’ e ka ndjekur nga afër edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu. Ndërkohë që Drejtoresha e ISHP, Albana Fico dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Arben gjata kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.