Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se Halit Shehu ka biseduar në telefon Fitim Farruku, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Gjatë bisedës rezulton se Haliti bën përpjekje të punësohet si mësues, por e ka të vështirë. Për këtë kërkon ndihmën e zyrtarit.
Më pas në dosje thuhet se Shehu komunikon me bashkëshorten e tij dhe ajo i thotë që të takojë Fitimin dhe t'i japë sa para kishte me vetë. Halit Shehu i thotë se 80.000 lekë.
Në një tjetër bisedë të Halit Shehut me bashkëshorten kjo e fundit i thotë se 'ka mbaruar ajo punë', pra bëhet fjalë për punësimin, dhe të shkojë ti dorëzojë shumën e parave Fitim Farrukut.
Lajmi kryesor:
Korrupsion me punësimet në Arsim në Dibër, Report Tv zbardh përgjimet e SPAK! Dyshohet se operacioni u dekonspirua! Biseda me gruan: Jepi sa lekë ke me vete, ka mbaruar ajo punë
K.T./ReportTv.al