Ish-kreu i shtetit Ilir Meta, po merret së fundi edhe me xhirime filmike dhe blerje videosh, duke tentuar të tensionojë fushatën elektorale. Ai ka nisur të kthejë Presidencën në studio filmike,duke shfaqur para të pranishmëve video të bëra nga “njerëzit e tij” në terren. Duke u bërë më shumë se qesharak, ish-kreu i shtetit, ka thyer çdo hamendësi lidhur me përqëndrimin e tij psikik dhe frikën ndaj ndëshkimit ligjor. Duke kaluar hapur në fushatë elektorale të njëanshme, ish-kreu i shtetit, pas 25 Prillit , do të ketë akuza dhe procese të gjata gjyqsore, të cilat do të vendosin bashkë me Parlamentin e ri, natyrisht largimin e tij de jure nga detyra. Dash Shehi do ta kishte zili, xhestin që ish-kreu i shtetit Meta bën në Presidencë gjithmonë kur thërret gazetarët.
Duke treguar tensionim të pashmangshëm mendor, ai bën publike çdo video që i sjellin shikasit, edhe pse dërguesit tallen dhe shkrihen gazit me “denoncimet” e tij. Je bërë si kameraman dasmash o Ilir, je bërë më keq se ata manjakët që strukeshin mbrapa pemëve dhe gëmushave tek liqeni, dhe përgjonin çiftet 30 vjet para. Një njeri si Ilir Meta, nuk e ka vendin më në Presidencë, por në LSI. Ky është momenti që shqiptarët me votën e tyre, të ndalin rastësorin që fatkeqësisht mban peng godinën e kryetarit të shtetit shqiptar. Ky vend, nuk mund të përfaqësohet më nga militanti më i dhunshëm që ka patur ndonjëherë politika shqiptare në 30 vjet tranzicion. Mbahen mënd disa prej tyre në fakt, dikur, kur puthnin makinën e Sali Berishës në fushata, dhe sot Ilir Meta që është gati të shkatërrojë shtetin ligjor, në emër të interesave të tij të ndyra. Kameramani që sot mbledh video lart e poshtë, dhe që ka fatin edhe pak kohë ti shfaqë në llozhën e Presidencës, pas 25 Prillit do të jetë subjekt i organeve të drejtësisë.
Njeriu me kapuç, politikani i mbaruar që sillet si “i forti lagjes” kur shkon në seli partish për të mbrojtur ata që shkelin ligjin, nuk po ndalet,duke nxitur jo vetëm dhunën e paramilitarëve të Partisë Demokratike, por duke marrë në mbrojtje edhe vrasësin e një qytetari të pafajshëm, si rasti i Elbasanit. Kameramani me kapuç, që sot thërret “mos shisni dhe blini vota”, dikur kishte në fushata njerëzit e tij, që nuk ndaleshin së bleri vota, duke mos qenë aspak “kursimtarë” në para të fituara nga tenderat dhe korrupsioni. Në gjithë veprimtarinë e tij politike antiligjore në krah të opozitës, veçanarisht LSI-së, Ilir Meta ka treguar natyrën dhe karakterin e tij të vërtetë, po aq sa ka rënduar pozitën e tij para ligjit. Ai me Kushtetutë (të cilën thotë se e ka merak shumë) e ka vendin në zyrën e kreut të shtetit dhe jo në zonat elektorale të LSI-së. Me kushtetutë, e ka të ndaluar të përkrahë një parti politike, dhe të sulmojë hapur një tjetër.
E ka të ndalur të takojë dhe mbledhë militantë partish, dhe ti nxisë ata të marrin “kazma, lopata dhe sfurqe” që dihet se si “përkthehen” në kohë fushatash, ashtu siç e ka të ndalur me Kushtetutë, të përdorë mandatin dhe godinën e Presidencës, për ti shërbyer partisë dhe interesave të tij personale. Ti Ilir Meta nuk e ndal dot kurrë uraganin e votës së 25 Prillit, edhe sikur të shkrish gjithë floririn për të blerë vota, ndaj prite me “qetësi dhe dashuri” rezultatin dhe mbaje fjalën, për tu larguar nga ai post i pamerituar që mban.
Ilir Metmuti hajduti
Përgjigju