Policia Kamëz

Kamëz/ Qëlloi me armë ndaj dy vëllezërve, 33-vjeçari ende në kërkim! Sherri nisi dy muaj më parë, u  ngacmoi mbesën e mitur në ‘Instagram’

26 Dhjetor 2023, 11:00| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 11:05

  • Share

TIRANË- Jetmir Koleci, 33-vjeçari që qëlloi me armë drejt vëllezërve Ilir dhe Astrit Halili, pasditen e së dielës, vijon të mbetet ende në kërkim policor. Konflikti mes tyre ka nisur rreth 2 muaj më parë, edhe pse më herët mes tyre ka pasur miqësi dhe hyrje-dalje familjare.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ka qenë vetë Jetmir Koleci, i cili dyshohet se me një llogari false në Instagram i ka shkruar mbesës së mitur 13-vjeçare të vëllezërve Halili, duke e ngacmuar. Vajza e mitur, edhe pse llogaria në fjalë ka qenë pa emër real, mësohet se ka arritur ta identifikojë 33-vjeçarin në bazë të gjuhës së komunikimit.

Për këto mesazhe ajo ka njoftuar familjarët e saj dhe disa prej vëllezërve të familjes Halili mësohet se e kanë rrahur Kolecin. Ai është dhunuar rreth një muaj më parë dhe ka përfunduar në spital, por ka refuzuar të tregojë detaje për policinë duke deklaruar se nuk i njihte personat që e kanë rrahur.

Në vijim, Jetmir Koleci, për disa ditë me radhë i ka provokuar vëllezërit me makinë duke xhiruar gomat, deri ditën e diel kur vëllezërit Halili kanë dalë me shpejtësi dhe sapo janë afruar ka qëlluar me armë. Sipas Halilëve ka qëlluar drejt tyre, por hetuesit mendojnë se ka qëlluar në ajër nga frika dhe është larguar. Policia dyshon se fshihet në Tiranë, por pas kontrolleve nuk është gjetur.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?