Kamioni që dëmtoi linjat e tensionit të lartë

Kamioni dëmtoi linjat e tensionit të lartë në Shijak-Vorë dhe Mëzes-Valias, rregullohet defekti

28 Dhjetor 2021, 15:35| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 15:44

  • Share

Rrjeti elektrik i tensionit të lartë pësoi sot gjatë mesditës dy goditje nga subjekte private, duke sjellë stakim të energjisë në linja dhe disa nën stacione në autostradën Tiranë-Durrës.

Konkretisht, në orën 11:05 u dëmtua linja 35kV Mëzes-Valias nga një subjekt privat teksa kryente punime, duke lënë pa energji elektrike nënstasionin në Valias. Grupet e TL-së (Tensioni i Lartë) dhe të OSSH kryen manovrime të menjëhershme, duke arritur të furnizonin pjesërisht nënstacionin Valias nga linja 35kV e Vorës.

Teksa kryheshin manovrimet, dispeceria qendrore njoftohet se në orën 11:50, një kamion i tonazhit të lartë dëmtoi linjën 35kV Shijak-Vorë, duke lënë pa energji elektrike n/stacionet Shijak, Manzë, Vorë dhe Valias, përfshi dhe linjat që furnizonin subjektet e lidhura në 35kV përgjatë këtyre akseve. Situata u normalizua brenda 14 minutash duke i dhënë energji nënstacionit në Shijak dhe subjekteve private, më pas rreth orës 13:00 morën energji të gjitha zonat që furnizojnë n/stacionet e lartpërmendura.

Sakaq, në Valias vijon ende të jetë pjesërisht në punë, pasi po kryhen punime për lidhjen e kabullit të këputur nga subjekti privat.

Punonjësit e OSHEE ndodhen në tërren për normalizimin sa më shpejtë të situatës, sakaq janë marë masa ndaj palëve të treat për dëmet e shkaktuara.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?