Sport

Kampionati Europian i Peshëngritjes në Rusi, Briken Calja fiton dy medalje

7 Prill 2021, 11:04| Përditesimi: 7 Prill 2021, 12:01

  • Share

Briken Calja nuk ka mundur të rimarrë titullin kampion Europë, pasi në garën e Rusisë nuk i përmbushi pritshmëritë. Gjithsesi peshëngritësi elbasanas ka fituar dy medalje, të argjendtë në shtytje dhe të bronztë në dy garësh për kategorinë 73 kilogramë.

Rezultati mund të kishte qenë më i mirë në rast se Calja në stilin e shkëputjes nuk do kishte dështuar në dy prova. Ai fillimisht ngriti 152 kilogramë, ndërsa në provën e dytë dhe të tretë nuk ia doli për 157 kilogramë. Në këtë stil ai u rendit në vendin e katërt, ndërsa humbi podiumin vetëm për shkak të peshës trupore.

Më tej, 31-vjeçari bëri një figurë pozitive në stilin e shtytjes. Në provën e parë Calja dështoi për 183 kilogramë, ndërsa në të dytën ia doli me sukses për 184 kilogramë. Më tej shqiptari tentoi edhe për 188 kilogramë në provën e tretë, por nuk ia doli.

Gjithsesi 184 kilogramë në shtytje mjaftuan që Calja të fitonte medaljen e argjendtë, ndërsa kjo i dha edhe medaljen e bronztë në dy garësh me 336 kilogramë në total.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur: 08/04/2021 10:09

    Bravo sportisteve te peshengritjes qe na perfaqesuan ne Europian dhe fituan per me teper dhe medalje. Bravo, bravo, bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?