Sport

Kampionati i Bilardos në Vlorë, Edmond Zaja fiton 'Stekën e Artë' mes 64 konkurrentëve nga Ballkani

16 Gusht 2021, 20:55| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 20:59

  • Share

Edmond Zaja u shpall fitues i stekës se artë, në kampionatin e Open Balkan Vlora në bilardo. Për katër ditë me radhë aktiviteti ngjalli edhe interesin e publikut dhe turistëve të shumtë që zgjodhën Vlorën për të kaluar pushimet e tyre verore.

Roland Panozaqi, ish-drejtues i federatës dhe aktualisht trajner i Flamurtarit tha se kjo garë ishte mjaft cilësore.

“Jam shumë i emocionuar dhe lumtur pas një sakrificë të pa shembullit. Me shumë mund bëmë këtë aktivitet. Erdhën shumë lojtarë nga rajoni. Jemi shumë cilësor. Sporti i bilardos është një sport shumë fisnik dhe kemi lojtarë shumë cilësorë që përballen në Evrope dhe botë”, tha Roland Panozaqi, trajner i Flamurtarit.

Shefi i klubit shumë sportesh Flamurtari, Klevis Kaso thotë se në fillim ishte skeptik për këtë aktivitet, por tashmë pritshmëritë e tij janë tejkaluar.

“Në fillimet e idesë që shpalosi federata e bilardos isha skeptik sepse nuk e mendoja se kishte kaq shumë ndjekje. Me gjithë punën që u bë u arrit një nga evenimentet sportive më të mira të verës. Për ne është krenari që realizojmë një event të tillë. Duke shtuar një aktivitet të tillë njerëzit nuk do të bëjnë vetëm një xhiro buzë detit, por edhe të ndjekin bilardon’, tregoi Shefi i klubit shumë sportesh Flamurtari, Klevis Kaso.

Për presidentin e  Federatës,  Edmond Loku gara të tilla rrisin cilësinë e këtij sporti.  

“Ky aktivitet ishte një ëndërr për ne. Ndihemi shumë mirë në këtë shesh fantastik. Pjesëmarrja ishte e kënaqshme. 64 bilardist. Ne ndihemi mirë për 4 ditë. Të gjithë luajnë në bilardo evropiane. Ndihemi mirë që kemi edhe në Vlorë akademinë e bilardos”, përfundoi presidenti i Federatës, Edmond Loku.

Edmond Zaja i Laçit ka fituar në finale ndaj Besmir Cufe të Flamurtarit, ndërsa në konkurrim ishin 64 sportistë të bilardos nga i gjithë Ballkani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?