Kampionati U-15 i ping pongut, të rinjtë: E nisëm si hobi! Sekretari i federatës: Ka cilësi, por na kënaq pjesëmarrja

8 Prill, 12:28| Përditesimi: 8 Prill, 16:01

  • Share

Të shtunën dhe të dielën në pallatin e sportit të Elbasanit u zhvillua kampionati kombëtar i ping pongut për 15-vjeçarët. Sportistët e rinj garuan në dy disiplina, fillimisht në rang ekipor dhe më pas në atë individual, teksa ishin të ndarë për djem dhe vajza.

“Ping pongun e kam nisur para një viti e gjys dhe jam shumë e kënaqur me gjërat që kam arritur. Nuk kam bërë asnjë humbje dhe po vazhdoj për më tepër,”-u shpreh një portiste.

“Unë mund ta shoh edhe si karrierë, por duke parë kushtet që janë këtu nuk mund të jetë shumë e mundur,”-tha një sportist.

“E kam nisur në klasë të dytë dhe kisha qef të merresha me një sport dhe u futa në kursin e ping pongut,”-u shpreh një tjetër sportiste.

Për federatën përveç garës sportive objektiv po aq kryesor është edhe masivizimi i këtij sporti.

“Ne jemi të gëzuar sepse ka një pjesmarrje të madhe nga moshat. Janë 55 lojtarë dhe është risi pasi është vetëm për 15-vjeçarët. Shoh që ka një rritje cilësore në sportin e ping pongut. Janë ekipi që kanë bërë shumë stërvitje siç është sport klub Tirana që ka një përgatitje fantastike në ekipin e meshkujve,”-tha Tonin Binoshi, sekretar i federatës së ping pongut.

Nga këto kampionate dallohen sportistët e talentuar të cilët më pas marrin pjesë në turnet ndërkombëtarë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?