Novak Djokovic

Kampioni serb i tenisit ndalohet sërish në Australi, autoritetet:  Kërcënim për shëndetin publik

15 Janar 2022, 09:59| Përditesimi: 15 Janar 2022, 10:00

  • Share

Kampioni serb i tenisit, Novak Djokovic po mbahet në një hotel në Australi ku qëndrojnë personat me probleme emigracioni, deri në seancën gjyqësore të dielën që do të vendosë nëse ai mund të qëndrojë apo jo në Australi.

 Serbi ka apeluar urdhrin e dëbimit nga Australia, pasi viza e tij u anulua për herë të dytë, teksa qeveria e cilësoi 34-vjeçarin si kërcënim për shëndetin publik, për shkak të qëndrimeve të tij kundër vaksinimit ndaj COVID.

Djokovic shkoi në Australi për të luajtur në kampionatin 'Austrelia Open' që do të zhvillohet në Melburn të hënën dhe nëse do të fitonte turneun, ai do të bëhej tenisti më i suksesshëm për meshkuj në historinë e këtij sporti, me 21 tituj të mëdhenj.

Seanca e së dielës është planifikuar në orën 09:30 me orën lokale dhe vendimi do të përcaktojë nëse Djokovic do të mund të konkurrojë në turne. Nëse humbet gjyqin, tenisti më i mirë në botë për meshkuj do të përballet me deportimin dhe ndalim të vizës për 3 vite.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?