Të dielën Partizani kryesues do të kërkojë fitoren e radhës për të arritur objektivin e madh. Përballë do të ketë Kamzën e Gjokës e cila gjithashtu është në kërkim të pikëve pasi lufton për mbijetesë. Në prag të sfidës, trajneri i Partizanit Skënder Gega është shprehur:
“Do të shkojmë në Kamëz për të bërë më të mirën. Na duhet fitore dhe do të bëjmë çmos për të marrë 3 pikë. E kanë treguar tifozat edhe në Korç që erdhën, në mes të acari, ndaj kemi edhe mbështjen e tyre, nuk jemi vetëm”, është shprehur trajneri i partizanit Skënder Gega në prag të sfidës.
Më tej trajneri tropojan komentoi edhe merkaton, ku Partizani është përforcuar me dy mbrojtës dhe katër mesfushore.
“Shpresoj që këta që kanë ardh të na japin shtysën më të madhe. Çdo gjë tjetër e respektoj. Është konkurencë mes lojtarëve se cilët do të luajnë.
Skënder Gega, trajner i Partizanit
Kamza pengesa e radhës për Partizanin, Gega: Shpresoj që lojtarët e rinj të na japin shtysë
Kamza është pengesa e radhës për Partizanin në objektivin për t’u shpallur kampion. Në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri Gega është optimist për rezultatin pozitiv. Ndërkohë java e 20-të e Superligës nisi me sfidën Tirana-Teuta e cila përfundoi me shifrat 1-1.