Kanadaja, vendi i dytë që miraton vaksinën Pfizer/BioNTech

10 Dhjetor 2020, 10:33| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 10:36

  • Share

Pas Mbretërisë së Bashkuar, Kanadaja bëhet i dyti vend i cili miratoi vaksinën e kompanisë Pfizer-BioNTech kundër COVID-19.

Autoritetet e shëndetësisë në Kanada e quajtën autorizimin një “moment historik” në luftën e vendit kundër pandemisë.

Agjencia që e miratoi vaksinën tha se ajo plotësoi “kërkesat e saj të rrepta të sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë”. Vaksina fillimisht është autorizuar për punonjësit e shëndetësisë dhe grupet e ndjeshme të njerëzve, përfshirë të moshuarit.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se vendi do të marrë deri në 249.000 doza të vaksinës këtë muaj. Në total, qeveria kanadeze ka blerë 20 milionë doza të vaksinës – të mjaftueshme për të injektuar 10 milionë njerëz me mundësinë për të blerë 56 milionë më shumë.

Mbretëria e Bashkuar ka filluar vaksinimin ditën e martë dhe në anën tjetër rregullatorët amerikanë  dhe evropianë po trajtojnë dhënien e aprovimit emergjent të saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?