Prej vitesh kanalet kulluese të tokave bujqësore nuk pastrohen në Bashkinë e Kuçovës. Banorët, që kanë shtëpitë afër thanë se çdo vit përmbyten, ndaj kërkojnë nga bashkia të pastrojë këto kanale, për të shmangur rrezikun nga reshjet e pritshme të dimrit.
Shenjat nga përmbytja e vitit të shkuar janë ende në muret e shtëpisë së familjes Tafa. Lumturia me të birin thanë se sa herë ka reshje të dendura shiu, kanali kullues përmbyt tokat e shtëpinë.
“Duhet të ndërhyjë bashkia ti pastrojë. Duhet të pastrohet se jetojmë me frikë ose në të kundërt të na lëvizin nga këtu”, thanë ata.
Shqetësimi është i njëjtë dhe për banorët e tjerë të lagjes “Tafil Skëndo” në Kuçovë.
“Nëna rri brenda dimrit se s’dal dot jashtë”, tha një e moshuar, ndërsa një tjetër banor thekson se “sa herë ka reshje përmbyten banesat nga kanali kullues që kalon mes për mes lagjes”.
Kanali kullues i tokave bujqësore, me gjatësi 3 km përshkon disa zona periferike të Kuçovës. Siç thanë banorët, përgjegjësia është e bashkisë, e cila asnjëherë nuk ka kryer pastrim të kanalit, ndaj rreziku nga përmbytjet i kanoset edhe këtë dimër.
Po turp nuk keni?! Tokat i punoni si kapitaliste,por kanalet kerkoni qe t'ua pastroje shteti si ne komunizem.Nuk eshte e veshtire te pastrosh nje kanal nga bimesia.Mblidhuni se bashku dhe pastroini vete,ose te pakten,pjesen qe ju kalon afer,ose ne pronen tuaj.Enveri ju morri me qafe,se e prisni cdo gje nga shteti.Mire hapja e nje kanali qe eshte pak me e veshtire e kerkon eskavatore(megjithese paraardhesit tuaj i kane hapur nje pjese me mjete rrethanore),po te pastroni nga bimesia nje kanal s'jeni te zote??!!
Përgjigju