Ende pa u mbyllur mirë fushata, ende pa shpalosur mirë programin se “çfarë do të bëjnë në 4 vite në rast fitoreje”, kandidatët e Berishës në qytete, kan nisur hartimin e listave “të zeza” të largimeve nga puna. Ata nuk po ngurrojnë të premtojnë “vende pune drejtorësh, shefash, inspektorësh, policësh bashkiakë, etj, krahas betimit se “do të flakim nga puna çdo të punësuar në bashkitë dhe Nj1esitë Administrative”.
Duke shpalosur “listat e zeza” si çdo fushatë, dhe jo programe reale, kandidatët e Berishës, po ecin nën gjurmët e të parëve. Qysh nga Tetori 1996, kur Partia Demokratike i vodhi edhe votat e bashkive dhe komunave 100 per qind deri sot, kandidatët e saj, kanë mbetur atje ku ishin. Risia e vetme e kësaj fushate nga ana e Berishës, mbetet lufta ndaj “armikut të brëndshëm”, pasi me Edi Ramën nuk ka se si të matet. Në fushata elektorale në vendet demokratike, forcat politike garojnë me vepra, arritje, suksese, me punën e kryer dhe premtojnë gjëra normale, logjike dhe të arritishme. E vetmja parti në Europën e qytetëruar, mbetet Partia Demokratike që në çdo fushatë premton “flakje nga vendi i punës i kundërshtarëve politikë”.
E kujtojmë të gjithë se si kur mori pushtetin jo vetëm në 1992, por edhe në 2005, PD fshiu nga borderotë mijëra të punësuar, specialistë dhe të shkolluar, dhe i zëvëndësoi ata me militantët e4 saj. E kujtojmë të gjithë se si kryetarët e bashkive ku fitonte dikur PD, sapo nisnin punën flaknin në rrugë njerëzit e aftë dhe i mbushnin zyrat me mediokërr. E njëjta gjë do të ndodhë edhe sikur ata të fitojnë sërish. Por shqiptarët janë sot më të qytetëruar, më të sqaruar dhe më europianistë, për të ndarë votën me ata që punojnë, ndertojnë dhe mbajnë premtimet, duke lënë “pas dere” ata që mbushin listat me emrat e kundërshtarëve politikë edhe në 2023.
Çdo kandidat i Berishës, ka gati sot listat “e zeza” me emrat e drejtorëve, zv.drejtorëve, inspaktorëve, shefave dhe punonjësve (deri pastruesve të rrugëve dhe zyrave) që do të ikin qysh javën e parë, në rast se ata fitojnë bashkitë. Hakmarrja e madhe pritet të nisë duke mos pyetur as për shkollimin, as specializimin, dhe as vitet e tyre të punës. Kjo shfaqje e turpshme, ka irrituar edhe më shumë qytetarët e çdo ngjyrimi politik (madje edhe demokratët) që shprehen se “ora e berishistëve ka mbetur në 1996”.
Vota e 14 Majit, natyrisht do të jetë për më të mirët, për ata që kanë punuar dhe ndryshuar pamjet e qyteteve tona, lagjeve dhe fshatrave, për ata që mbajtën premtimet dhe jo për ata që mezi presin “fitoren” për tu hakmarrë, dhe mbushur xhepat me para taksapaguesish. Vota e 14 Majit, do të jetë e peshuar mirë në krah të atyre që nuk braktisën Parlamentin dhe Keshillat Bashkiakë siç bëri PD, por u qëndruan besnikë intersave të çdo qytetari pavarsisht ngjyrimeve politike.
Bashkim dhe jo ndarje nuk behet perpara me percarje
PërgjigjuShume e vertete
Përgjigju