Politikë

Kandidatët për kreun e PD në sytë e Elezit: Shehaj s’di të artikulojë, Basha mjeshtër ‘i mbajtjes peng’! Kadilli ishte njeri i afërt i kryedemokratit, Harxhi diplomate

24 Maj 2021, 20:38| Përditesimi: 24 Maj 2021, 20:47

  • Share

TIRANË- Ibsen Elezi ka bërë një koment për secilin nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike. Mes tyre, ai shprehet se “ndër të preferuara” është Edith Harxhi.

“Me Edith Harxhin, kemi pasur një qëndrim të përbashkët sa i përket analizës të asaj që ka ndodhur brenda PD, nga mënyra si bëjmë politik dhe drejtohemi nga opinionin publik kemi qëndrime të ndryshme, se unë vij nga terreni ajo nga diplomacia, unë jam më radikal.

Fatbardh Kadillin, nuk e njoh, ka ngritur probleme dhe di ka artikuluar vetë, e rëndon fakti që ka qenë pjesë e afërt në stafin e Bashës. Ai ka thënë “nuk flisja se nuk doja të përçaja partinë”, unë këtë s'e quaj përçarje.

Shehajn, nuk e njoh, kur ka ardhur në parlament, kam thënë nuk di të artikuloj, por sot nuk i falet, se mund ta ketë kokën plot, por duhet ta artikulosh. Sot rrinte si i trembur, duhet të jetë më dinamik, më energji, se nuk jemi në një kohë paqeje normale, këtu kërkon ndryshim rrënjësor”, tha Elezi.

Më kritik është ndaj Bashës. Në këtë garë, ai sheh pikërisht kryedemokratin si favorit, por kjo jo për shkak të meritës.

“Është ndërtuar një sistem Basha, që i mban peng, është i trajnuar në këtë pjesë. Mban peng një situatë, anëtarët e kryesisë rrinë peng se pjesa më e madhe presin që çfarë komisionet parlamentare, drejtuesit lokal i mban peng duke thënë se unë e kam në dorë për të zhvilluar zgjedhjet në Bashki, se në të paktën 5 bashki do bëhen zgjedhjet. Në këtë pjesë është mjeshtër. Ata nuk duan Basha, por veten, se kanë interesa personale”, tha Elezi.

Në fund, sa i përket skualifikimit të tij, Elezi tha se motivet se përse u skualifikua nga Kryesia e PD-së, i ka mësuar në media.

“Nuk më është dhënë informacion arsyeja e skualifikimit, më kanë thënë që qëndrimi im në dëm të PD-së. Është absurde, se i njoh rregullat mirë”, tha Elezi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 24/05/2021 21:54

    ...ndersa ti je i vetmi troglidit..

    Përgjigju
    • omertà eshte mafia: 25/05/2021 00:39

      nuk eshte turp te jetosh ne shpella as ne kaverna. eshte imorale qe te shkruash si i tille. sa e vogel bota. sa pak e kan perdorur kete fjale ne dida ambiente. ciasquno il suo thote vllai i madh italian. mos e haro!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?