Politikë

Kandidatja e PD për Report TV: Synojmë 7 mandate në Elbasan! PS po bën presione për votën

15 Prill 2021, 10:45| Përditesimi: 15 Prill 2021, 12:30

  • Share

ELBASAN- Objektivat e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit janë që të fitojnë 7 mandate. Kështu u shpreh kandidatja për deputete në listat e PD-së për Elbasanin, Zheni Gjergji gjatë një interviste për Report Tv.

Për sa i përket zhvillimit të fushatës, Gjergji tha se ka presione. Kjo gjë thotë ajo vërehet gjatë takimeve që ata bëjnë me qytetarët apo bizneset, të cilët i shmangen kamerës. Por edhe tek administrata, e cila sipas saj nuk i bashkohet takimeve elektorale, pasi i druhen heqjes nga puna.

Si mjeke në profesion, Gjergji thotë se menaxhimi i pandemisë mund të bëhej më mirë. Ndërsa për sa i përket prioriteteve që Partia Demokratike ka për Elbasanin,  ajo tha se më emergjente është infrastruktura, e cila thotë Gjergji, lë për të dëshiruar, pasi ende ka probleme me ujin e pijshëm dhe të kanalizimeve në lagjet kryesore dhe periferi.

Gazetari: E sata herë është që kandidoni në zgjedhjet parlamentare për qarkun e Elbasanit?

Zheni Gjergji: Është hera e dytë që jam pjesë e kësaj liste. Këtë radhë jam në renditje më të afërt. Ky është një vlerësim i partisë Demokratike dhe kryesisht zotit Basha për vlerësimin e figurës së gruas Elbasanse dhe një profesionisteje si unë.

Gazetari: Ju renditeni e 6-ta. A mendoni se është vend i siguritë?

Zheni Gjergji: Objektivat e Partisë Demokratike në këtë qark janë përtej 7-ës. Kështu që vendi im është i siguritë. Gjithsesi kjo kërkon punë dhe besimin e plotë të gjithë Partisë Demokratike në mënyrë që ta çojë drejt fitores së siguritë të 25 prillit.

Gazetari: Cila është zona elektorale që ju është besuar ju në qarkun e Elbasanit?

Zheni Gjergji: Unë mbuloj kryesisht qytetin. Jam e fokusuar në qytet për të shpërndarë programin e Partisë Demokratike.

Gazetari: Në fakt Elbasani është një qark jo me pak probleme. Në këndvështrimin tuaj si po shkon fushata?

Zheni Gjergji: Fushata ka pasur problemet e saj. Duke pasur parasysh problemet e krijuara në fillimet e saj. Por unë dhe të gjithë hallkat e tjera të Partisë Demokratike jemi munduar që këtë fushatë ta zhvillojmë me përgjegjshmëri dhe ndershmëri duke trokitur derë më derë duke shmangur konfliktet, por duke ngjallur shpresën tek qytetarët elbasanas. Ne jemi elbasanas dhe jetojmë në këtë qytet. Në asnjë mënyrë nuk do të doja të ketë trazira në këtë qytet. Elbasani meriton dhe duhet të fitojë më shumë nga këto zgjedhje.

Gazetari: Deri tani keni parregullsi apo tentativë për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve?

Zheni Gjergji: Ka presione. Ajo që shikoj më shumë është frika e qytetarëve. Shpesh thonë mos na nxirrni në foto. Këtë e kemi ndjerë edhe tek bizneset. Na thonë që sapo largoheni ju na vijnë tatimet. Këtë e kemi ndjerë edhe në administratë, pasi nuk janë bërë asnjëherë pjesë e takimeve tona elektorale. Ju bëj thirrje qytetarëve që të kenë shpresë tek Partia Demokratike, pasi do të jetë një ndryshim dhe një fitore e sigurt e saj. Dhe ato ti bashkohen fitores së PD-së.

Gazetari: Si i shihni kundërshtarët Socialistë? Keni ndonjë koment për ta?

Zheni Gjergji: Kundërshtari shpesh ka përmendur se ne jemi bijtë e Elbasanit. Edhe ne jemi Elbasanas. Tashmë nuk ka ndasi. Nuk dua të bëj komente për figurat e tyre, por janë figura që kanë qenë edhe më parë në pushtet. Unë shoh që në punën e tyre ne kemi plot gjëra për të rregulluar. Ajo që më bën përshtypje është infrastruktura e këtij qyteti e cila lë shumë për të dëshiruar. Ne kemi ende probleme të ujit 24 orë, të kanalizimeve në lagjet kryesore dhe periferi. Këta njerëz që kanë udhëhequr në 8 vite se di se ku e gjejnë kurajën që thonë se Elbasani është qyteti i mrekullive.

Gazetari: Duke qenë se ju vini nga fusha e mjekësisë, si mendoni a e ka menaxhuar siç duhet qeveria pandeminë? Çfarë mund të bënte ndryshe?

Zheni Gjergji: Unë si mjeke jam edhe pjesë e departamentit të Shëndetësisë . Ky departament ka dhënë këshillat e saj si mund të menaxhohet pandemia. Një nga këshillat ka qenë përfshirja e mjekut të familjes që në hapat e parë të pandemisë. Natyrisht që bluzat e bardha e kanë përballuar këtë sfidë me shumë sukses. Por besoj se futja e mjekut në rol, rritja e testimeve dhe vaksinimi që nuk duhet të shihet si privilegj, por si detyrim i çdo qeverie, do të kishin vend për tu përmirësuar dhe për ta bërë menaxhimin e kësaj pandemi më të sigurt.

Gazetari: Një plagë e madhe është largimi i mjekeve. A e ka ndjerë qyteti i Elbasanit këtë problem. A kemi mungesa për mjek? Nuk po flasim vetëm për qytetin e Elbasanit, por edhe për periferinë.

Zheni Gjergji: Kjo është një plagë e vjetër. Ka edhe mjek kardiolog e anestezist që janë larguar drejt Gjermanisë. Infermiere shumë të mira janë larguar drejt Gjermanisë. Ka Elbasani mangësi.

Gazetari: Më thoni disa nga prioritetet e Partisë Demokratike?  Veçanërisht në qarkun e Elbasani.

Zheni Gjergji: Natyrisht që programi i PD-së nuk është një premtim, por një angazhim. Ne nuk vijmë me premtime boshe por që do ti mbajmë dhe realizojmë. Prek të gjitha kategoritë. Në fokus është që “Shqipëria fiton të rinjtë” në mënyrë që ato mos ta braktisin, por të rikthehen në Shqipëri. “Shqipëria fiton arsimin” me një projekt dhe bursa për studentët. Ka një program për gruan. Program që do ta mbështesë gruan në çdo hap të saj. Në planin më të ngushtë do të jetë investimi kryesisht në infrastrukturë. Në kanalizime dhe rrugë. Ky është plani më emergjent që Partia Demokratike ka për Elbasanin.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?