Kandidatura për kreun e KLSH, Meta: Udhëhiqem nga Kushtetuta (VIDEO)

12 Qershor 2020, 13:28| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 14:01

  • Share

Sa i takon kandidaturës për kreun e KLSH, për të cilin Presidenti Meta ka propozuar emrin e Arben Shehur, thotë se ka respektuar kushtetutën.

"Nuk dëshiroj të paragjykoj çfarë do të bëjë Kuvendi është e drejtë e Kuvendit të përmbushë përgjegjësitë e tij. Unë do të respektoj kushtetutën dhe çdo ligj që del në respekt të kushtetutës dhe jo ligje që shpiken mbi kushtetutën. Ajo që dua të theksoj është që në vlerësimin tim për kryetarin e KLSH unë jam udhëhequr nga ajo fuqi dhe detyrim që kushtetua i jep presidentit në kuadër të parimit që ajo është ndërtuar për të dhënë besimin në këtë detyrë të një përfaqësuesi që garanton pavarësinë dhe paanshmërinë. Në radhë të parë kjo garantohet nga mazhoranca në pushtet. Duhet të shuaj cdo thashethem për të ardhmen lidhur me këtë cështje. Unë do t'i qëndroj në mënyrë të hekurt këtij detyrimi që i jep kushtetua Presidentit të Republikës. Në këtë aspekt unë vlerësoj dhe shumë kandidatë nga ana profesionale të cilët mund të jenë anëtarë të mazhorancës aktuale apo administratës aktuale që kanë shprehur dëshirën e tyre për këtë post. Duhet ta dinë të gjithë deputetë dhe opinioni publike, që të gjithëve ua kam bërë të qartë se kush është parimi nga i cili unë udhëhiqem në propozimin për kryetarin e KLSH. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që ata mund të jenë socialistë, por me faktin që kryetari i KLSH duhet të garantojë pavarësinë e këtij institucioni, kjo garantohet nga mazhoranca aktuale apo  pas zgjehdjeve të ardhshme në rast se ndryshojnë raportet dhe kjo cështje është e pazgjidhur përsëri është detyra e presidentit që vazhdon të jetë i njëjti që të garantojë propozimin e kreut të KLSH, të jetë i pavarur nga një mazhorancë e ndryshme nga e sotmja . Shqetësimi im është që koha po vrapon dhe kemi 15 kushte për të plotësuar. Ky është shqetësimi i çdo qytetari kështu që duhet të nxitojmë për të plotësuar 15 kushtet", tha Presidenti Meta.


Lajmi kryesor:

Largimi i Dvoranit, Meta: I vonuar, por pozitiv! Kushtet e opozitës në Kuvend për 'Zgjedhoren' jo çështja ime, po investigojmë për trafikun e emigrantëve


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?