Programacion

E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi

Politikë

'Kanë firmosur për një teke raki', Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave: Sajesa për të përçarë demokratët

29 Nëntor 2021, 22:49| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 22:56

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka cilësuar si të shtrembëruara deklaratat e tij në studiot televizive. Bëhet fjalë për një deklaratë ku Bardhi ka përmendur fjalët e një kryetari dege sipas të cilit shumë nga demokratët nuk e dinë se çfarë kanë firmosur kur u është vënë përpara formulari për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha, por e kanë firmosur formularin për një teke raki. Bardhi thotë se këto janë sajesa të ulëta dhe deklaron se i kanë vënë në gojë fjalë të cilat nuk i ka thënë dhe nuk do t’i thoshte për demokratët.

"Pas sajesave të ulëta ndaj Kryetarit të PD për gjoja fyerje ndaj anëtarëve të Partisë, prej disa ditëve kanë nisur të njëjtat sajesa ndaj meje, duke më vënë në gojë fjalë që nuk i kam thënë dhe nuk do t’i thoja kurrë për demokratët. Deklaratat e mia janë publike dhe në të njëjtin lajm të sajuar keq, kushdo mund të dëgjojë çfarë kam thënë për të kuptuar që titulli i lajmit është thjesht një gënjeshtër.

Transformimi i të vërtetave është tregues i hallit të madh të atyre që po mundohen të keqpërdorin demokratët, pamundësinë e tyre për një jetë më të mirë, sakrificën e përditshme dhe dëshpërimin nga pengesa për ndryshim.

Këtë e bëjnë të njëjtët individë që anëtarët e partisë dhe votuesit e Partisë Demokratike i kanë parë vetëm si mundësi për pushtet personal, për të shtuar mirëqenien dhe pasurinë e tyre. Janë të njëjtët që demokratët e vërtetë, që kanë sakrifikuar për PD pa marrë kurrë asgjë në këmbim, i kanë lënë prej 30 viteve pas derës, në varfëri ekstreme, që nuk iu gjendën kurrë, kur kishin një problem, që i lanë pa ua legalizuar shtëpitë, pa u dhënë hipotekën e banesës, pa u dhënë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, pa u kthyer pronat, që i sillnin vërdallë me muaj apo vite për një vend pune.

Kjo kategori është më e zjarrta për nxitjen e perçarjes mes demokratëve. Jam i bindur se mes nesh nuk do të triumfojë dëshpërimi, hakmarrja, inatet, përçarja. Në 18 dhjetor ne do të tregojmë se kemi kurajo për të kapërcyer bashkë vështirësitë dhe mosbesimin! Të bashkuar do të ringrihemin dhe do të fitojmë!"-shprehet Bardhi.

M.Ç/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?