Kauza e krijuar apo e shpikur që kanë zgjedhur për të sulmuar duke i konsideruar apo akuzuar përfaqësit e PD si pengje të Ramës! Në fakt kjo strategji politike, edhe pse është e vjetër sa tranzicioni dhe liderit e saj, ka një prapavijë dëshpëruese për të marr votën e të djathtëve ose të atyre që e urrejnë Edi Ramën për shkak të politikave të tij apo jetëgjatësisë së tij politike!
Në fakt kjo strategji politike është primitive dhe e pa sinqertë për disa arsye:
- Këta që pretendojnë të jetë demokrat kanë hyrë në zgjedhje me një logo kualicioni, ku ngjyra blu është e rrethuar me ngjyrën e gjuke simbol i partive të majta apo e Partisë Komuniste shqiptar
-Këta që sulmojnë Partinë Demokratike duke e përvetësuar edhe me dhunë simbolikën e demokratëve kanë hyrë në kualicion me një parti me origjinë të majtë, që bëri të humb PD dhe Berishën në 2013 duke hyrë në qeverisje me Ramën!
- Këta që pretendojnë se kanë kauzën e Partisë Demokratike janë në një kualicion me një logo të tjetërsuar dhe po ashtu me një parti që ka qeverisur me Ramën! Ndërkohë këta të vetëshpallur demokratë kanë kurajë të sulmojnë përfaqësuesit e PD që nuk kanë tjetërsuar logon e saj, nuk kanë vendosur të qeverisin apo të hyjnë në zgjedhje as me Ramën e as me Partinë tjetër me origjinë të majtën që sollën në pushtet këtë të fundit dhe për kompromise pushteti e forcuan aq shumë sa mungonte shpallja e mbretit!
Tani demokratët e shqiptarët kanë të qarta disa realitete:
1. Në zgjedhje merr pjesë PD me logon dhe me parimet e saj politike
2. PD nuk ka nxjerrë logo apo ofertë politike për të dëmtuar demokratët dhe përfaqësimin e tyre
3. PD hynë në zgjedhje si alternativë pushteti dhe jo me hallin e madh se pushteti duhet me çdo kusht
4. Përballë, PD në këto zgjedhje nuk ka vetëm Ramën, por dy parti të majta, në njërën me shumicë me të majtë dhe në tjetrën, komunistë e të majtë që kanë hequr maskën dhe janë kthyer në identitetin e tyre origjinal, atë të para viteve '90!
5. Nuk ka dy apo disa PD, por vetëm një që do të jetë në letrën e votimit
Shqiptarët duhet të kuptojnë se kush janë ata që e kanë keqpërdorur logon e PD në 30 vjet me kuazat e demokracisë dhe të djathtës, por në fakt me aksionet e qëndrimet e tyre po dëshmojnë se ata kanë vetëm një interes, pushtetin që ju duhet për halle, privilegje e po ashtu edhe imunitete apo si mekanizëm me qenë dominues! Shqiptarët e kanë tashmë e dinë historinë 30 vjeçare e po ashtu, shpresoj që kanë mundësi të reflektojnë, sepse, Shqipëria nuk ka nevojë për riciklime, por për rotacion rrënjësor!