Receta

Kaneloni me mish të grirë dhe kërpudha nga zonja Albana

13 Shtator 2021, 11:00| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 13:11

  • Share

Kaneloni me mish të grirë dhe kërpudha

Përbërësit:

Mbushja për 20 kaneloni:

500 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

3 thelpinj hudhër

1 karrotë

1 lgj salcë domate

3 kërpudha të freskëta

400 gr domate

¼ filxhan kafeje konjak

1 gjethe dafine

1 shkop kanelle

Kripë, Piper

Për salcën beshamel:

1 litër qumësht

4 lgj niseshte

2 lgj gjalpë

1 kokërr vezë

Arrë moskat

Kripë, Piper

Djathë sipas dëshirës

Për salcën e domates:

3 lgj vaj ulliri

4 thelpinj hudhër

1 kokërr qepë

800 gr pure domateje

Majdanoz ose borzilok

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në një tenxhere vajin e ullirit dhe sapo të nxehet pak hedhim mishin e grirë, të cilin e kaurdisim mirë derisa të tretet. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrat të grira imët së bashku  me kërpudhat e prera në fetëza. Ndihmojmë zbutjen duke shtuar pak vaj ulliri, kripë dhe piper.  Vendosim për arome 1 gjethe dafine dhe 1 shkop kanelle. E shuajmë me pak konjak dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë karrotën dhe domatet të prera në kubikë. E lemë mbushjen të gatuhet për pak minuta në temperaturë mesatare, në fund shtojmë pak djathë të grirë dhe e lemë të ftohet.

Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. Në një tenxhere të ftohtë hedhim qumështin, gjalpin dhe niseshten. E trazojmë mirë derisa përbërësit të homogjenizohen dhe më pas ndezim sobën. E lemë beshamelin të marrë valë (në temperaturë të ulët) duke e trazuar pa ndërprerje. Sipas dëshirës mund të shtojmë një vezë. Rregullojmë shijen me kripe, piper dhe arrë moskat.

Paralelisht me beshamelin përgatisim dhe salcën e domates. Kaurdisim për pak minuta qepën së bashku me hudhrat. Më pas shtojmë purenë e domates, kripë, piper dhe borzilok dhe e lemë të marrë valë.

Vendosim tavën në tryezën e punës. Bëjmë fillimisht një shtresë me pak salcë domateje dhe pak krem beshamel. Vendosim kanelonit duke i mbushur me masën e përgatitur me mish të grirë dhe kërpudha. Pasi I kemi rreshtuar kanelonit ne tave vendosim perseri salce domate dhe beshamel. Vendosim mbi tave nej leter furer ose alumini dhe e vendosim ne furre te parangrohur ne temepartruren 180-200 garde per 30 minuta. Largome letren e furres dhe e leme dhe per 10-15 minuta te tjera.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?